Monica Bellucci nuk do të jetë pjesë e Festivalit të Sanremos

Monica Bellucci nuk do të jetë pjesë e Festivalit të Sanremos

Monica Bellucci

Monica Bellucci nuk do të jetë pjesë e  Festivalit të Sanremos.

Sipas medias italiane, aktorja  e konfirmoi këtë gjatë konferencës për shtyp, ku për arsye madhore nuk do të merrte pjesë.

"Z. Amadeus dhe unë u takuam muaj më parë duke planifikuar një projekt së bashku. Fatkeqësisht për arsye madhore ne nuk kemi arritur në përfundimin tonë. Unë i uroj një festival të bukur atij dhe ekipit të tij dhe shpresoj për një shans tjetër në të ardhmen”, është shprehur Belluci në një deklaratë për shtyp.

Kujtojmë që aktorja do të ishte një nga pjesëmarrëset më të rëndësishme në eventin muzikor italian, ku do të performonte në krah të Amadeos.

Edhe prezantuesja Alketa Vejsiu do të jetë një nga pjesëmarrëset e eventit bashkë me Dua Lipën.

Ato do të jenë në mesin e yjeve me famë botërore si Antonella Clerici, Sabrina Salerno, Georgina Rodriguez, Rula Jebreal, Diletta Leotta, Emma D’Aquino, Laura Chimenti dhe Francesca Sofia Novello.

Festivali i Sanremo 2020 do të mbahet më 4 shkurt dhe do të zgjasë katër ditë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Italia për prodhim dhe shitje droge, pranga 39-vjeçares në Dibër

Në kërkim nga Italia për prodhim dhe shitje droge, pranga 39-vjeçares në Dibër