Kryemadhi: Kemi përgjime për 30 qershorin, unë s'kam frikë të shkoj në zgjedhje me Ramën kryeministër

Ndryshe nga lideri demokrat Lulzim Basha i cili e ka kushtëzuar pjesëmarrjen në zgjedhje me largimin e kryeministrit Edi Rama. kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh në studion e Report tv se nuk ka frikë të shkojë në zgjedhje me Ramën kryeministër.

"Unë me Edi Ramën nuk kam frikë të shkoj në zgjedhje. Unë si Monikë, jo. Nuk kam frikë sepse sot vetëm një njeri si Edi Rama mund ti bëj bashkë shqiptarët që ta rrëzojnë me votë. Ne sot jemi vendosur përballë një presioni. Treguam se edhe kur bën zgjedhje vetëm i manipulon. Nuk po arrijmë dot të balancojmë votat. U bënë zgjedhjet në Greqi, fituesi u betua direkt pas rezultatit", tha Kryemadhi.


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Kryemadhi flet për dosjen e 30 qershorit: Kemi përgjime, Rama nuk ka parë gjë akoma

1563218499_Sequence01.00292019.Still022.jpg

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi se zgjedhjet e 30 qershorit prodhuan një tjetër dosje kriminale gjë për të cilën do të ketë publikime kur t'i vijë koha pasi Rama nuk ka parë gjë akoma.

"A është shkelur Kodi Zgjedhor dhe transparencës nga KQZ pasi nuk ka pasur transparencë përmes webit për informimin e qytetarëve. Dosja 30 6 do jetë si 339 dhe 184. Dosja e Elisa Spiropalit. Ulsi Manjës, lali Erit të cilët kanë thënë dua 20 vota, 30 vota. Pse çfarë kemi bërë ne, kemi qëndruar. Të gjithave do t'i vijë koha, nuk ka parë gjë akoma ai", tha Kryemadhi.

Ora 21:03
Kryemadhi del kundër Bashës: Unë nuk kam frikë të shkoj në zgjedhje me Ramën kryeministër

Ndryshe nga lideri demokrat Lulzim Basha i cili e ka kushtëzuar pjesëmarrjen në zgjedhje me largimin e kryeministrit Edi Rama. kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh në studion e Report tv se nuk ka frikë të shkojë në zgjedhje me Ramën kryeministër.

"Unë me Edi Ramën nuk kam frikë të shkoj në zgjedhje. Unë si Monikë, jo. Nuk kam frikë sepse sot vetëm një njeri si Edi Rama mund ti bëj bashkë shqiptarët që ta rrëzojnë me votë. Ne sot jemi vendosur përballë një presioni. Treguam se edhe kur bën zgjedhje vetëm i manipulon. Nuk po arrijmë dot të balancojmë votat. U bënë zgjedhjet në Greqi, fituesi u betua direkt pas rezultatit", tha Kryemadhi.

Ora 20:56
Monika Kryemadhi flet për pallatin e saj në Unazë të Re: Nuk kam frikë nga drejtësia

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u ndal edhe në çështjen e përfolur përgjatë ditëve të fundit lidhur me një pallat të cilin ajo ka në pronësi në zonën e Tiranës së Re. Kryemadhi tha se ajo nuk i trembet reformës në drejtësi pasi edhe një pallat që disponon, ia ka dhënë lejen Edi Rama.

"Unë nuk ka frikë nga reforma në drejtësi. Mos kam bërë gjë foto me Obamën si gruaja e Bilalit. Mos i kam dhënë gjë tendera vëllait. Pse duhet të kem frikë. një pallat që kam ma kanë dhënë me firmë të Edi Ramës. Më thonin vetë njerëzit e urbanistikës atëherë më thonin mos e zbardhni lejen. Kur ka ardhur Basha në bashki ka gjetur 15 leje të tjera. ta dinin ju sa leje ka dhënë e ka hequr Edi Rama se ne jemi marrë vetëm me brekushet. Pallati është në tokën e babait tim. Tani ky edhe po të dojë të më hetojë mua për këtë i bie të hetojë veten e tij", tha Kryemadhi.

Ora 20:55
Kryemadhi: S'ka gjyqtar të shkelë dekretin e presidentit, Denar Biba kërcënohet nga Rama me vettingun e bashkëshortes

Kryetarja e LSI,Monika Kryemadhi deklaroi se nuk ka gjyqtar që do të kundërshtojë dekretin e presidentit. Ajo deklaroi se kreu i qeverisë Edi Rama ka kërcënuar anëtarin e KQZ Denar Bibën me vettingun e bashkëshortes.

"Kush është ai gjyqtar i cili merr përsipër shkeljen e dekretit presidencial. Nga ana ligjore 13 tetori, KQZ nuk e ka nisur procesin. Ne do i bëjmë një letër KQZ-së sepse çdo letër që do na kthejë KQZ do jetë një shpjegim por nëse Denar Biba do kërcënohet me vettingun e bashkëshortes së tij, kjo është çështje tjetër", tha Kryemadhi.

Ora 20:45
Kryemadhi në Report tv: Zgjedhjet sipas dekretit të 'Metës', duhet referendum për parlamentin dhe presidentin

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në studion e Report tv se zgjedhjet do të mbahen në 13 tetor sipas dekretit të presidentit.

"Zgjedhjet sipas dekretit të presidentit janë më 13 tetor dhe nuk ishin më 30 qershor. Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë vetëm kërkesën e Idejet Beqirit dhe jo dekretin e presidentit. Si PD dhe opozita jemi për çështjen e standardeve. A është 13 tetori a 24 tetori është diçka që duhet ta diskutojmë të gjithë më presidentin e Republikës. Parlamenti sot është ilegjitim pasi kemi deputetë të zyrtarizuar nga prokuroria dhe të konfirmuar nga gazeta gjermane Bild. Sa herë e kemi diskutuat djegien e mandateve, kjo shihet si një fenomen që mund të kthehet zinxhir në rajon. Një nga lobistët më të mëdhenj për djegien e mandateve është Vucic. Ai ka thënë se nëse do njihet në Shqipëri do vijojë edhe në vendet e tjera të rajonit", tha Kryemadhi.

Ajo tha se fatete e shqiptarëve nuk mund të zgjidhen nga 5 veta që ulen në tavolinë prandaj duhet një referedum ku të vendosin shqiptarët.

“Unë mendoj që kjo punë zgjidhet vetëm nga shqiptarët. Dhe fatet e shqiptarëve nuk mund të zgjidhen nga 5 veta që ulen në tavolinë.
Ne duhet të shkojmë në një referendum që duhet të vendosin shqiptarët se çfarë duhet të bëjnë. Pra në një referendum i cili është shumë i thjeshtë për t”u organizuar nuk ka nevojë, janë 50 mijë firma zgjedhësish, nëse nuk i kanë ne si LSI i kemi 50 mijë firma zgjedhësish që nuk kanë frikë të firmosin. Pyetësori është shumë i thjeshtë, doni sistemi me lista të hapur apo me lista të mbyllura. Doni ndarje administrative me 61 bashki apo me 100 bashki. Sepse reforma administrative ka dështuar.  Të shikojmë nëse janë shqiptarët për këtë system. Ke ndarje administrative, sistemin zgjedhor, e do mazhoritar apo me lista të hapura apo të mbyllura. Presidentin, e do nga populli apo nga parlamenti. Dhe me këto 3 pika e mbyll këtë vorbull dhe tymnajë. Në momentin që votojnë shqiptarët për 45 ditë shkon në zgjedhje locale dhe të përgjithshme të parakohshme. Boll vendosën 5 veta por të vendosin shqiptarët”
, deklaroi Kryemadhi.

m.v./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • robi: 16/07/2019 16:19

    Ngeli duke përgjuar tek vrima e çelësit kjo Fallxhorja e leshitdhise, la nam, sharebajgat e leshitdhise Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr po mbajnë zi për 30 qershorin që vulosi vdekjen e leshitdhise.

    Përgjigju
  • Ta ve lala sone: 16/07/2019 12:39

    O tore po çfaf kali o tore ata do futen në burg e ke par si jan bër si uq të uritur. E ti qeke shum i zgjut o tore po kta dhe lekët e tua kan vjedhir apo mos është dhe mami jot me LESH E DHIN e ka vjedh dhe ajo si kta prandaj i quan kalors ti kto monstra. Mona kalorse fshatare ordinere me intelekt 0.

    Përgjigju
  • tori: 16/07/2019 09:24

    Ne vend qe te qani hallin tuaj i qani hallin Mones.Si thote ajo shprehja popullore :"Mos i qaj hallin kaloresit se i varen kembet "

    Përgjigju
  • PALL rexhep leka KASAP [ KEPI ]: 16/07/2019 07:20

    O monika ti ske pa gjo akoma se kujton se do shpëtosh ti megjith liken tat fundrin.

    Përgjigju
  • robi: 15/07/2019 21:33

    Nafije fallxhores i doli per hunde Cizmja, shikoni cfare cehre ka marre, ka marre fund. si duket eshte duke u pergaditur per kremmtimin e te 40 tave te leshelise qe vdiq me 30 qershor, qe do te mbahen ne 10 gusht. sharebajgat e leshilikes jane ne ditet me te zeza te jetes se tyre,,,,

    Përgjigju
    • Mire: 16/07/2019 12:50

      Po te kish pergjime nuk kish ndejt aq urte po ke nje mu. Te madh