Kryemadhi zbulon prapaskenat e 'paktit': Reforma miratohej në dhjetor VETËM sipas OSBE, Rama shpallte zgjedhjet e parakohshme në prill! (VIDEO)

TIRANË - Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zbuloi në "5 Pyejtjet nga Babaramo" në Report Tv, se dakordësia për miratimin me konsensus në Parlament të reformës zgjedhore, është arritur shumë më herët se 16 janari kur u pa publikisht nga ulja në tryezë edhe e opozitës parlamentare me dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm parlamentar, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri. Përballë gazetarit Ilir Babaramo, Kryemadhi tha, se reforma do të miratohej në dhjetor, dhe sipas dakordësisë së arritur sipas saj, kryeministri Edi Rama duhej të shpallte zgjedhjet e parakohshme në janar. Zgjedhjet, do të zhvilloheshin në muajin prill - tha Kryemadhi, përpara Samitit të Zagrebit, i cili mbahet në muajin maj, dhe që është i rëndësishëm për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kryetarja e LSI-së, sqaroi se reforma nuk u miratua në Kuvend në dhjetor, për shkak se mazhoranca dha argument shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit.

"Reforma zgjedhore duhej të ishte miratuar në dhjetor, sepse kështu ishte dakordësimi edhe me SHBA, edhe me BE, por duke shpallur gjendjen e emergjencës parlamenti nuk mund të miratojë kode zgjedhore, ky ka qenë justifikimi nga ta. Ai duhet të shpallte zgjedhjet në janar, t'i bënte në fund të prillit, para samitit të Zagrebit, prandaj duhet të bëhej kaq shpejt reforma zgjedhore, për t'u testuar në zgjedhje. Që Rama të tregonte që Shqipëria e do BE-në", tha Kryemadhi.

Për Kryemadhin, nuk bëhet fjalë për marrëveshje politike, por vetëm dakordësi për të miratuar kushtin e parë të Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave për anëtarësim në bashkimin Evropian: Miratimin e reformës zgjedhore.

"Rëndësia është se kjo nuk është marrëveshje, por dakordësim për të vendosur rregullat e lojës, që do të përleshemi në fushën e betejës, që janë zgjedhjet që do të jenë së shpejti", tha ajo.

Kryemadhi deklaroi në "5 Pyetjet nga Babaramo", se opozita joparlamentare ka dhënë dakordësi politike që reforma të miratohet vetëm sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, dhe se kushdo që diskuton çështje të tjera, sipas saj, përfshirë ndryshimin e sistemit, luan lojën e kryeministrit Rama.

"Me çfarë do e ndryshojë sistemin? Ata janë ilegjitim, nëse do të kishim gjykatë kushtetuese, parlamenti është ilegjetim. Sistemi mund të ndryshojë me referendum, se ky parlament nuk ta ndryshon dot, le ta çojnë popullin në referendum. Kush flet sot për sistemin bën lojën e Edi Ramës, kërkon të zhvendosë vëmendjen nga varfëria, koncesionet. Pse çuditërisht kur bëhej gati dakordësimi për zgjedhoren, hidhet në lojë historia e sistemit. Sot nuk është ky problemi, sot duhen mbyllur kushtet e Bundestagut deri në fund të marsit", u shpreh Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha se dakordësia për zgjedhoren u arrit pas ndihmës nga ndërkombëtarët, veçanërisht rolit të ambasadorit britanik në vendin tonë, Norman Duncan, i cili sipas saj, "krijoi infrastrukturën e takimit". Por ajo ndau falenderim edhe për përfaqësuesit diplomatikë të Bashkimit Evropian, ndërsa shtoi se mazhoranca u ul pas presionit nga SHBA dhe BE.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:44
Kryemadhi zbulon prapaskenat e dakordësisë për zgjedhoren: Rama në janar do shpallte zgjedhje të parakohshme, do mbaheshin në prill!

Sipas kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, reforma duhej të ishte miratuar në dhjetor nga parlamenti vetëm sipas rekomandimeve të oSBE/ODIHR, dhe se në janar kryeministri Edi Rama duhej të shpallte zgjedhjet e parakohshme, të cilat sipas saj duhej të mbaheshin në fund të prillit. Për herë të parë, Kryemadhi zbuloi në "5 Pyetjet nga Babaramo" se dakordësia për reformën zgjedhore është arritur më herët se sa janari, duke thënë se zgjedhjet e parakohshme duhej të mbaheshin para Samitit të Zagrebit,që mbahet në muaj maj.

"Ai duhet të shpallte zgjedhjet në janar, t'i bënte në fund të prillit, para samitit të Zagrebit, prandaj duhet të bëhej kaq shpejt reforma zgjedhore, për t'u testuar në zgjedhje. Që Rama të tregonte që Shqipëria e do BE-në. Edhe ne si opozitë themi që integrimi për të qenë pjesë e BE është e vetmja mundësi për të ecur përpara", tha Kryemadhi.

Ora 21:30
Kryemadhi: Kush flet sot për sistemin bën lojën e Edi Ramës! Dakordësinë e kemi dhënë vetëm për rekomandimet e OSBE/ODIHR

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se në Kuvend do të miratohet reforma zgjedhore vetëm sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Sipas saj, të gjitha diskutimet e tjera duhet të bëhen pasi të përmbushet kushti i parë i vendosur nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatave, reforma zgjedhore.

Kryemadhi tha se kush flet për ndryshim sistemi, "luan lojën e Edi Ramës". Me këtë deklaratë, kryetarja e LSI-së i referohet propozimeve të ardhura nga opozita e re parlamentare për lista të hapura. Ajo tha se Kuvendi aktual nuk mund të miratojë asgjë tjetër, veç reformës gërmë më gërmë sipas OSBE-ODIHR, dhe se për sistemin duhet të vendosë populli me referendum.

"Ne na është kërkuar nga Bundestagut të zbatojmë rekomandimet e OSBE/ODIHR, dhe ta kalojmë për miratim reformën në Kuvend. Nëse ka gjëra të tjera hajde t'i diskutojmë. Ne kemi detyrim rekomandimet e OSBE/ODIHR, me dakordësinë që ne japim, për gjërat e tjera nuk jemi ne përgjegjës. Ne do bëjmë ato që kërkon Bundestagu. Bundestagu tha janë nëntë kushte, kushti i parë është reforma zgjedhore, ta bëni me OSBE/ODIHR. Me këtë parlament nuk bëjmë më shumë se kaq, se nuk ka më shumë se 82 vota, unë jap dakordësi vetëm për të ndryshuar Kodin zgjedhor, dhe po t'i quaj të ligjshme votat. Me çfarë do e ndryshojë sistemin? Ata janë ilegjitim, nëse do të kishim gjykatë kushtetuese, parlamenti është ilegjetim.  Sistemi mund të ndryshojë me referendum, se ky parlament nuk ta ndryshon dot, le ta çojnë popullin në referendum. Kush flet sot për sistemin bën lojën e Edi Ramës, kërkon të zhvendosë vëmendjen nga varfëria, koncesionet. Pse çuditërisht kur bëhej gati dakordësimi për zgjedhoren, hidhet në lojë historia e sistemit. Sot nuk është ky problemi, sot duhen mbyllur kushtet e Bundestagut deri në fund të marsit.", tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së shtoi se është dakord për sistem mazhoritar të pastër siç është shprehur edhe lideri demokrat Lulzim Basha, pasi sipas saj nuk e dëmton LSI-në si parti të tretë.

"Fare, nuk na dëmton, se do të kalojë me dy raunde. Fiton më shumë me mazhoritar, partia e tretë edhe partia e katërt. Në kushtet kur jemi sot, është më mirë që njerëzit të jenë drejtpërdrejt të lidhur me deputetin. Mua më intereson me lista të hapura, se duhet të bëjë matematikë, llogari politike edhe morale. Dhe do të ndodhë që nëpër listat e kryetarëve të partive, në 100 emra do të vësh biznesmenë, dhe 2-3 të fortë, dhe listat i kryesojnë këta 12- 13 veta. Nëse nuk dekriminalizohet procesi zgjedhor, ndërroje sistemin sa të duash", tha kryetarja e LSI-së.

Ora 21:13
Pakti për zgjedhoren qenka i hershëm! Kryemadhi zbulon në Report Tv: Do e miratonim në dhjetor, u shty nga gjendja e jashtëzakonshme pas tërmetit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zbuloi në "5 Pyetjet nga Babaramo", se dakordësia për miratimin me konsensus të reformës zgjedhore, si një nga kushtet e Bundestagut për integrimin e Shipërisë në BE, është bërë shumë më herët. Ajo tha se ishte vendosur që zgjedhorja të miratohej në Kuvend në dhjetor, në seancën e fundit të sesionit të kaluar parlamentar. Përballë gazetarit Ilir Babaramo, ajo tha se miratimi i reformës zgjedhore u shty me argumentin nga ana e mazhorancës se Kuvendi nuk mund të votojë një reformë të tillë në kushtet kur vendi është në gjendje të jashtëzakonshme.

"Mos harroni që Rama mjafton të shtyjë dhe të fitojë sekonda: Shpalli gjendjen e emergjencës deri në mars. Reforma zgjedhore duhej të ishte miratuar në dhjetor, sepse kështu ishte dakordësimi edhe me SHBA, edhe me BE, por duke shpallur gjendjen e emergjencës parlamenti nuk mund të miratojë kode zgjedhore, ky ka qenë justifikimi nga ta.  Ne si opozitë mbarojë të gjitha detyrimet tona, sepse deri tani ky njeri mbante peng vendin me justifikimet që opozita nuk bëhet pjesë", tha Kryemadhi.

Ora 21:05
Kryemadhi në '5 pyetjet nga Babaramo': Nuk ka marrëveshje politike për reformën, DAKORDËSI për rregullat e lojës në zgjedhje

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se ulja në një tryezë për reformën zgjedhore nuk është marrëveshje politike, por një dakordësi për të krijuar rregullat e lojës, që sipas saj janë zgjedhjet e parakohshme.

Sipas saj, dakordësia u arrit pas ndihmës nga ndërkombëtar, veçanërisht rolit të ambasadorit britanik në vendin tonë, Duncan, i cili sipas saj, "krijoi infrastrukturën e takimit". Por ajo ndau falenderim edhe për përfaqësuesit diplomatikë të Bashkimit Evropian, ndërsa shtoi se mazhoranca u ul pas presionit nga SHBA dhe BE.

"Nuk mund të them që pati ndërmjetësim  ndërkombëtar. Por dy ambasadat më të angazhuara, është ambasadori anglez, jo vetëm në këtë proces por edhe në të tjera, për të çuar drejt zgjidhjes. Ai ka krijuar infrastrukturën e takimit, por edhe pjesëtarë të tjerë të bashkimit evropian. Rëndësia është se kjo nuk është marrëveshje, por dakordësim për të vendosur rregullat e lojës, që do të përleshemi në fushën e betejës, që janë zgjedhjet që do të jenë së shpejti. Por ka pasur presion edhe nga BE  dhe SHBA", tha Kryemadhi.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 21/01/2020 11:24

    Tani e ke siguruar grua trime e Moleve tona Mbas SPAK-ut fillojne zgjellje te reja You qe keni kerkuar ndershmeri dhe drejtesi jeni te paret ne loje , Se nga refuzimi qe mund te ju behet ,Mos u thente QE TE JU LENE JASHTE LOJE SE KENI QENE FAMILJE TE ZOT DHE DUHET TE JU HAPIN RRUGEN SI DIJETARE DHE SHQIPETARE QE JU KULLON NDERI E KARAKTERI KUR KALONI RRUGEVE , nDAJ eDI DUHET TE BEJE ZGJELLJET TE REJA NESE JO SI THA lULUSHI BURRE 700 DERHEMS OH UT SHOQ 1500 DERHEM SE ME BREKET QE SHKON NE PLAZH SJA KALON ASNJE PRESIDENT HOMOSEXUAL , Berisha plaku i Moleve tona eshte ne krye 3000 KARAT

    Përgjigju
  • Kafsha: 21/01/2020 10:25

    Kryefshatarja krijefunderrina!

    Përgjigju
  • Miu wc: 21/01/2020 08:25

    U komentua o mi wc u komentua o mi halesh.

    Përgjigju
  • FUNDËRRINA: 21/01/2020 08:24

    Shikoni çfar tëmerri kush mer pjes në politikën Shqiptare një fundërrin si monika buçe ordinere kok lopa. E në politik ka 30 vjet që mer maloku mut i madh krimineli salhe. E çfar mund të presësh nga gto lloi jashqitjesh.

    Përgjigju
  • Raul: 21/01/2020 07:10

    Nafija e leshitlikes ngeli pernate duke kakarisur neper ekrane se sheh enderr se me sharebajgat dhe lristat erotiko naziskine te Haremit veror te Jales do vije ne pushtet ne zgjedhjet imagjinare te ketij viti. Jo moj Fallxhore horoskopike, zgjedhjet jane ne vitin tjeter dhe Kejdi dhembcakallja me shkolle te mesme, Nora bythderrja , Erisa hundpinokja ,Tit shkolleshumi nuk vijne me ne pushtet, se ky popull nuk do te ju a degjoje emrin cizmepartickes se drejtoreve, ministrave, zvministrave hajdute qe me 4 deputete moren gjysmen e qeverise per 8 vjet dhe e vodhen kete shtet ne menyren me te poshter si me rrugen Elbasan Tirane qe e di gjithe Shqiperia sa shkoi vlera e rruges duke gerryer deri ne palce buxhetin e shtetit.

    Përgjigju
    • Alti: 21/01/2020 08:43

      Fiks fare Raul presja se luan

  • Haha: 20/01/2020 23:23

    Bushter e keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët