TIRANË- Prej gati një ore shefja e OSBE-së, shefja e OSBE/ODHIR, Audrey Glover zhvilloi një takim me kryesocialistin Rama, në selinë rozë.
Takimi i Glover me Ramën u fokusua tek konstatimet e ODHIR gjatë monitorimit të zgjedhjeve të 14 majit. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori bën me dije se në takim është folur për procesin zgjedhor, monitorimin e OSBE për zgjedhjet e 14 majit si dhe konstatimet. Pritet raporti i plotë për zgjedhjet e 14 majit nga OSBE dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.
Kujtojmë se pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, vëzhguesit ndërkombëtarë nga OSBE ODHIR, Parlamenti Evropian dhe Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Evropës, përcollën të gjithë analizën lidhur me klimën politike të këtyre zgjedhjeve në nivel vendor.
Përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtare i cilësuan zgjedhjet e lira dhe të ndershme por me disa rezerva duke përmendur këtu incidente mes forcave politike, intimidimit të zgjedhësve në qendrat e votimit me praninë e tyre etj.
Përfaqësuesja e OSBE-OHIDR, Audrey Glover i ka vlerësuar zgjedhjet vendore përgjithësisht të mirë organizuara, si dhe e konsideroi punën e KQZ si të përpiktë dhe korrekte.
Në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj, PS mori shumicën dërrmuese të bashkive në vend, konkretisht 53, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 dhe Mega 1 bashki.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.9%
-
Keq
61.3%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 2367
Lajme të tjera
-
Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!
26 Prill, 17:56
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Rithemelimi kërkoi interpelancë për emisionin në Rai 3, Rama: S’ka urgjencë për autorët e kësaj shfaqje të shëmtuar! Gatuajnë shpifje e ua japin të huajve si akuza
26 Prill, 13:08
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi për organizimin e panaireve, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë (VIDEO)
26 Prill, 08:18
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
Bleu vota për të bijën kandidate e ‘Bashkë Fitojmë’ në Vorë, SPAK dërgon për gjykim ish-kryeplakun e Bërxullës
25 Prill, 11:05
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
Shqiptaret e treguan dhe njehere se kush e ka merituar fitoren
PërgjigjuVetem perpara me nje lider si ju ,partia socialiste ka punuar per Shqiperine ne cdo sektor
Përgjigjuvetem perpara
PërgjigjuQytetaret votuan me te mirin
PërgjigjuZgjedhjet me te qeta
PërgjigjuProcesi u votimeve eshte per tu vlersuar ne cdo qark te shqipris cdo gje shkoi me sukses.
PërgjigjuNe cdo qytet te vendit zgjedhjet ishin te lira dhe pa asnje problematike
PërgjigjuOpozita ta pranoje humbjen e ta kuptoje njehere e mire qe populli do PS ne krye te vendit dhe asnje parti tjeter
PërgjigjuKeto zgjedhje ishin te rregullta dhe nuk pame asnje blerje vote
PërgjigjuSeshte hera e pare qe partia fiton ne kete lloj mase po ju skeni ca thoni me edhe mashtroni njerezit duke thene se votat jane bere duke u ushtruar presion
PërgjigjuZgjedhjet jane bere me vullnet te lire dhe me deshire te plote nga qytetaret po ju e keni mendjen vetem te flisni budalliqe
Përgjigjushume mire ka ber po keto zgjedhje kan qen me te lirat ndonjeher
Përgjigju