'Monument kulture', e projektuar nga Maks Velo, nis shembja e Ish-ambienteve të ATSH në Tiranë! Godina u dëmtuan nga tërmeti! Veliaj: Do bëhet më e fortë

Ish-godina e ATSH, 7 katëshi i parë në kryeqytet i ideuar nga arkitekti MAks Velo në 1976 nisi të shembet, pas shpalljes nga Instituti i Ndërtimit godinë që nuk mund të rikuperohej, por duhej shembur e ndërtuar nga e para.

Vendimi në këshillin bashkiak për shembjen është marrë në 9 nëntor të vitit 2020, megjithatë shembjet e para në godinën nisën vetëm mesditën e këtij 8 dhjetori, në një proces që duket se do zgjasë për vet vështirësitë në shembje që krijohen nga dy godinat ngjitur me ish-ATSH-në.

E klasifikuar monument kulture i kategorisë së dytë në vitin 2007, ish-ATSH pritet të shndërrohet në një objekt arsimor. Të paktën kështu thuhet në tenderin e shpallur më 2 nëntor 2020 të fituar nga kompanitë Fusha Shpk dhe Edil.al me vlerë njëqind e dyzet e tre million e tetëqind e katërmbëdhjetë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e një lekë pa TVSH. Kohëzgjatja e kontratës së kompanive fituese ishte 9 muaj, që do të thotë se në gusht 2021 godina e re duhej të ishte në këmbë.

Kompanitë u shpallën fituese në garën tenderuese për rindërtimin e 14 objekteve arsimore, megjithatë nuk ka dokumente plotësuese të fituesve që të saktësojnë konkretisht se çfarë do ndërtohet në sipërfaqen rreth 2000 metra katrorë në Bulevardin Zogu i Parë  në Tiranë.

Më herët, shumë muaj para shpalljes së tenderit, në mars të 2020-ës, në studimin e projektimit për 7 katëshin, flitej për ndërtimin e një godine të re që të shpërbente si zyra për administratën publike me kapacitet rreth 300 persona.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:48
Shembja e ish- godinës së ATSH në Tiranë, Veliaj: Shumë nostalgji, por do bëhet më e bukur dhe më e fortë

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me shembjen e ish-godinës së ATSH, 7 katëshi i parë në kryeqytet i ideuar nga arkitekti Maks Velo në 1976. Veliaj tha se ajo nuk i rezistoi tërmetit të 26 nëntor, duke theksuar do të bëhet me e bukur si godinë.

"Kemi shumë nostalgji për shumë objekte por duhen rindërtuar më të bukura dhe më të forta. Llaçi dhe tulla në një tjetër shekull, të tjera standarde do të duhet të prishet dhe të ndërtohet më e madhe, më e bukur dhe më e fortë. Dhe kjo vlen për të gjitha ndërtesat", tha Veliaj.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Resmiu: 10/12/2021 21:02

    Edhe BKT ne krah te PD-se do shembet jo se eshte demtuar nga termeti, por meqenese eshte care boja do ndertohet nje super kompleks....

    Përgjigju
  • Tironsi: 09/12/2021 18:35

    NJE NJERI PA KOSHENC SI PUNA JOTE ESHTE FATKEQSIA KETIJ VENI DHE ATYRE QE TE VOTBESUAN... DERI DJE THOSHE SDO KET KET NDERTIM BRENDA UNAZES SE ESHTE MBIPOPULLUAR... SOT THUA SDO LEM NDERTES NE KEMB SEPSE DO I BEJM ME TE FORT... NJE SUPER MASHTRUES I NIVELEVE TE RAFINUARA.BRAVO

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, avokati: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm

Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, avokati: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm