Moratti këshillon Interin: Nëse doni të fitoni Serie A, merrni Conten

Moratti këshillon Interin: Nëse doni të fitoni Serie A, merrni Conten

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ka folur për situatën që po kalojnë zikaltërit. Sipas tij, situata e vështirë financiare që po kalon bota e bën të vështirë që një familje të mbajë një klub futbolli në nivele të larta siç është Serie A. Ish-numri një i klubit ka thënë se presidenti Zhang investoi shumë para për të fituar një trofe, teksa nuk duhet gjykuar pa pritur disa kohë.

“Situata e klubit pasqyron situatën ekonomike ndërkombëtare. Nuk ka gjasa që një familje në Europë apo Itali të mund të zotërojë klube si Milani, Interi apo Juve. Për sa më përket mua, Zhang investoi shumë para tek Interi ku fitoi një Scudetto dhe disa trofe. Do të prisja para se ta gjykoja keq", tha fillimisht ish-presidenti.

Më pas Moratti u ndal edhe te çështja e stolit, duke i propozuar zikaltërve uljen në stol të Antonio Contes.

"Kthimi i Contes tek Interi? Nuk kam folur me Marottën, kështu që nuk mund të them asgjë. Nëse duhet të fitosh një kampionat, ndoshta Conte është trajneri më i përshtatshëm”, tha ndër të tjera Massimo Moratti.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin