Morën apo jo lekë nga 'Dance with me'??? Përgjigjen na e dha vetë çifti Jani-Fuga

Kanë kaluar tashmë disa muaj që nga dhjetori i kaluar kur çifti i aktorëve Eni Jani dhe Genc Fuga fituan çmimin e parë në spektaklin e kërcimit “Dance with me”, megjithatë ende ka pikëpyetje në lidhje me paratë që ata fituan në këtë spektakël. Të ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, të dy Jani e Fuga kanë sqaruar se çmimi ishte vetëm simbolik dhe nuk ka patur shpërblim monetar. Këtë gjë çifti e ka pohuar edhe më herët të ftuar në media, por mesa duket interpretimi nuk është bërë ashtu siç Eni dhe Genci ka thënë.

"Nuk kishte lekë. Unë këtë e kam thënë , po ajo është bërë me klip, është me spec. Me sa di unë në asnjë nga puntatat e Dance ëith me nuk është dhënë çmim final. Këtë vit ishte menduar që kush fitonte merrte një milionshin, por neve si çift kemi patur dhe një pagesë mujore. Që duhet të ketë një çmim sigurisht që duhet të ketë , por ne e kemi ditur që në fillim kushtet, që nuk kishte lekë. Pra ne kemi qenë në rregull me tonë"n, u shpreh Eni në emisionin Rreze Dielli

Aktorët Eni Jani dhe Genc Fuga në studion e "Rreze Dielli"

Eni Jani dhe Genc Fuga 

1/2
b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi