Morën peng bashkëkombasin dhe i kërkuan të vëllait 10 mijë €, arrestohen 4 shqiptarët në Greqi, koordinatori kapet në Tiranë

5 persona janë vënë nën prangat e policisë  pasi akuzohen për pengmarrjen e 31-vjeçarit, Jetmir Terrollari në Greqi dhe më pas i kanë kërkuar 10.000 euro për ta lënë të lirë. 4 prej personave, mes tyre edhe një grua, janë arrestuar në Greqi ndërsa i pesti është kapur në Shqipëri. Të arrestuarit në Greqi janë Xh.N., 49 vjeç, H.M., 35 vjeçe, B.M., 41 vjeç, M.M., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Ndërsa personi i pestë që u kap në kryeqytet është L. P., 24 vjeç. Policia greke ndërhyrjen dhe lirimin e pengut e ka bërë me datë 23 gusht ndërsa kanë pritur që ngjarja të hetohet edhe nga pala shqiptare ku vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme u kap edhe koordinatori në Tiranë.

Këta 5 persona në një fshat të Korinthos, Greqi, për motive të dobëta kishin marrë peng Jetmir Terrollari, 31-vjeç nga Tirana dhe  i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lirë. Report Tv mëson se L.P që u arrestua në Tiranë ka qenë koordinatori i grupit të pengmarrësve. Ka qenë pikërisht L.P i cili është paraqitur tek vëllai i pengut dhe i ka kërkuar shumën prej 10 mijë eurove në mënyrë që t'i linin të lirë vëllanë Jetmir Terrollari. Ky i fundit ishte mbajtur peng prej 20 ditësh dhe kur ka ndërhyrë policia greke ka qenë dita e fundit që i kishin lënë afat për të marrë 10 mijë eurot, në të kundërt ata kishin kërcënuar se do ta vrisnin. Kështu pala shqiptare dhe pala greke kanë ndërhyrë duke liruar pengun.

Report Tv mëson se ajo që i kishte 'tradhtuar' grabitësit ishte telefoni, pasi duke gjurmuar thirrjet që kishin marrë dhe bërë grabitësit, policia ka mundur që të zbulojë vendin ku fshiheshin. Sipas policisë greke, i riu ishte marrë peng prej 20 ditësh që nga data kur ata e liruan, teksa ishte duke pritur autobusin. Sipas policisë organizatori i kësaj grabitje ka qenë 49-vjeçari, Xh.N.

Lirimi i pengut dhe arrestimi i 5 personave ka ardhur pas një hetimi disaditor duke përdorur metodat speciale të hetimit, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe Policinë greke, me ndërmjetësimin e Interpol Tirana ku më pas finalizuan me sukses operacionin policor ndërkombëtar “Korinthos”.

Ndërkohë të arrestuarit do të dalin para gjykatës nën akuzat për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e  pasurisë" dhe "Heqja e paligjshme e lirisë“ e kryer në bashkëpunim.

Komunikatë e Policisë greke

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tropojani: 26/08/2019 16:48

    JO MOR GREKI ASHT I POSHTER I KA MASHTRUE PPLICIN SHQIPTARE.. MOS I BESONI.

    Përgjigju
  • Emi: 26/08/2019 16:25

    Popull derr tu mush burgjete e greqis

    Përgjigju
  • Prifterinjte Lazaratas: 26/08/2019 10:58

    Tani te gjith keta do shqepen mbrapa!

    Përgjigju
    • Çolet: 26/08/2019 12:37

      More ju lazaratasit çne prifta ju more

    • Fredi: 26/08/2019 11:48

      Hahahahah po se qekan ordiner.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund