SPAK ka marrë të pandehur 3 ish zyrtarë të OSHEE-së, Elis Bushati, Athina Papa dhe Irma Derguti të cilët akuzohen për korrupsion pasiv dhe abuzim me barazinë në tendera duke favorizuar një kompani italiane që ofronte konsulencë për menaxhimin e rrjetit të energjisë, duke përfituar ryshfet 132 mijë euro.
3 zyrtarët favorizuan kompaninë italiane "Com Metodi" s.p.a me seli në Milano në Itali përmes ish drejtoreshës së kabinetit pranë OSHEE, Albana Ferraj e cila kishte raporte me këtë kompani. Nga ky abuzim ata përfituan 132 mijë euro. Në lidhje me ish drejtoreshën e kabinetit pranë OSHEE, Albana Ferraj, e cila është ende në kërkim, SPAK vijon ende hetimet për të.
Ndaj Elis Bushatit aktualisht është dhënë "arrest me burg" për shkelje të barazisë të pjesëmarrësve në tendera. Ndërsa ndaj Athinta Papa dhe Irma Derguti, anëtare të komisionit të vlerësimit të ofertave, janë dhënë masa "arrest shtëpie" për shkelje të barazisë të pjesëmarrësve në tendera.
Nga hetimet e bëra nga SPAK Elis Bshati, Athinta Papa dhe Irma Derguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë kryer veprimet në kundërshtim me ligjin duke favorizuar padrejtësisht kompaninë italiane "Com Metodi" s.p.a për të përfituar shumën prej 132 mijë euro. Ndërsa Albana Ferraj, e cila në rolin e drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të kabinetit të OSHEE ka marrë dhe arkëtuar këto përfitime.
Ferraj ka krijuar një marrëdhënie fiktive midis saj dhe kompanisë italiane duke përdorur një shoqëri të tretë me seli në Shqipëri për të fshehur natyrën e kundërligjshme të këtyre parave që përfitoi përmes korrupsionit pasiv me kompaninë "Com Metodi" s.p.a .korrpsion
/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
69.1%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1858
Lajme të tjera
-
Rrjeta e çarë e Amnistisë
24 Prill, 19:44
-
Masakra e Lushnjës, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun! Në 2017 u vra Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, shënjestër ishte nipi Aldo Bares
24 Prill, 15:35
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
‘Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin
23 Prill, 19:49
-
Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta
23 Prill, 18:27
-
Sulmet ndaj SPAK, avokat Beqiri: Meta në hall të madh, po i shtrëngohet laku! Do të shpëtojë miliardat, kreu i PL-së pronar i kompleksit në Velipojë
23 Prill, 18:00
-
Sali Berisha theu arrestin, avokat Beqiri: Shkelje e pastër e ligjit, SPAK duhet ta çonte në burg, pse nuk veproi?
23 Prill, 17:48
-
Meta sulmon sërish Dumanin: S'i druhem arrestimit nga një prokuror që s’di të thotë dy fjalë! Jam i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët
23 Prill, 16:35
-
IDM dhe Transparency International, Raport kritik mbi mekanizmat kundër korrupsionit
23 Prill, 13:48
-
Konflikti me Dumanin, Vokshi në 'Studio Live': Meta ka pësuar traumë! SPAK duhet inkurajuar
22 Prill, 17:16
-
Ambasadori i BE-së: Mbështesim institucionet e reja të drejtësisë! Puna e tyre, çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit
22 Prill, 16:36
-
VIDEO/ Ish deputeti dhe ish këshilltari i Metës, Ralf Gjoni mbi 3 orë në SPAK: Dëshmova për kohën kur mbaja poste shtetërore
22 Prill, 13:45