Morën ryshfet për të mos ushtruar kontrolle në biznese, SPAK çon në GJKKO dosjen për ish-drejtorin dhe specialistin e Tatimeve Korçë

Morën ryshfet për të mos ushtruar kontrolle në biznese, SPAK çon në GJKKO dosjen për ish-drejtorin dhe specialistin e Tatimeve Korçë

Stjuart Bardhoshi dhe Thoma Totonozi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)  ka përfunduar hetimet për ish-drejtorin e Tatimeve në Korçë, Thoma Tontonozi dhe specialistin e regjistrimit, Stjuart Bardhoshi.

SPAK njofton se nga hetimet janë provuar akuzat dhe tashmë e ka çuar çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Tontonozi dhe Bardhoshi akuzohen se kundrejt ryshfetit u premtonin disa subjekteve për të mos ushtruar kontroll të thelluar për konstatimin e shkeljeve apo shmangieve të detyrimeve tatimore.

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr. 213 viti 2020, në ngarkim të të pandehurit Thoma Tontonozi ish Drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë dhe Stjuart Bardhoshi ish punonjës në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë. Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, të pandehurit Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshi, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera u provua se të pandehurit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale të parregullta, me qëllim për të mos ushtruar kontrolle tatimore te subjektet private që ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Korçës. Në datën 04.11.2020 çështja penale në ngarkim të të pandehurve Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshi është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar", thuhet në njoftimin e SPAK.

Drejtori i Tatimeve në Korçë, Thoma Tontonozi dhe një specialist Stjuart Bardhoshi janë arrestuar që në gusht me akuzën e korrupsionit. Arrestimi u bë pas një muaji hetime, të drejtuara nga SPAK.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 05/12/2020 09:45

    Banda me syze mbi kapele. Akoma ne 97 kane ngele keta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha theu arrestin, avokat Beqiri: Shkelje e pastër e ligjit, SPAK duhet ta çonte në burg, pse nuk veproi?

Sali Berisha theu arrestin, avokat Beqiri: Shkelje e pastër e ligjit, SPAK duhet ta çonte në burg, pse nuk veproi?