6 mijë € për të liruar të burgosurin, KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Mimoza Margjeka

6 mijë € për të liruar të burgosurin, KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Mimoza Margjeka

Mimoza Margjeka

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar nga detyra gjyqtaren e Apelit Korçë, Mimoza Margjeka. Margjeka akuzohet për korrupsion për marrjen e 6 mijë eurove për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit Orion Bali, nga 'arrest me burg' në 'garanci pasurore'. Aktualisht ndaj gjyqtares Margjeka është vendosur masa "Arrest shtëpie", ndërsa vijojnë hetimet ndaj saj.

Zbulimi i grupit që kryente korrupsion për dnryhsimin e masës së sigurisë ndaj një të burgopsuri ndodhi përmes përgjimeve të tabulateve telefonike dhe kamerave të sigurisë.

Ka qenë telefonata e vëllai të Orionit, Nejton Bali me të ëmën e tij për të siguruar paratë që të lironte të vëllanë që ka zbardhur të gjithë skemën e korrupsionit. Nejton  kishte marrë avokatin Skënder Demiraj të mbrojtur të vëllanë dhe ai i kishte kërkura 6 mijë euro që të lironte Orionin duke shfrytëzuar njohjet e tij.

Të gjitha komunikimet dhe takimet e avokatit mes vëllezërve Bali dhe të Nejton me të ëmën kanë qenë të përgjuara dhe vëzhguara nga SPAK. E ëma ka filluar të kërkojë para borxh për të mbledhur lekën, ndërsa i biri Nejton i ka kërkuar që duhet patjetër që si fillim të japin 7 mijë euro  dhe se avokati donte pjesën e vet.

Nejton Bali, vëllai i të dënuarit, dhe Klaudjo Zhilla, kanë luajtur rolin e sekserit, përmes njohjeve që kanë pasur me Arben Carën bashkëshortin e gjyqtares Margjeka. Bali kishte pajtuar si avokat mbrojtës për vëllanë e tij shtetasin avokatin Sënder Demiraj, i cili me njohjen që kishte me bashkëshortin e gjyqtares, ka ndikuar kundrejt shumës së mësipërme që gjyqtarja të bënte ndryshimin e masës së sigurisë. Edhe Klaudjo Zhilla  ka ndërmjetësuar takimet midis gjyqtares, avokatit dhe sekserit  në ambientet e hotelit të tij në Korçë, vendi ku i kanë dorëzuar bashkëshortit të gjyqtares shumën e eurove, duke i premtuar se bashkëshortja do të bënte ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në garanci pasurore për Orion Bali në 500 000 lekë.

GJKKO ka vendosur për Klaudjo Zhillën, Arben Carën dhe Nejton Bali 'arrest me burg' ndërsa për gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe avokatin Sënder Demiraj u vendos masa e sigurisë "arrest shtëpie".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une: 14/09/2020 16:06

    Ik e beji prape si e forte policeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit