Mori gjykim maksimal pasi vrau vajzën dhe dhëndrin e tij, shqiptari nga Australia kërkon ulje të dënimit

Mori gjykim maksimal pasi vrau vajzën dhe dhëndrin e tij, shqiptari nga Australia kërkon ulje të dënimit

Osman Shaptafaj u dënua për vrasjen e vajzës së tij, Lindita Musai dhe bashkëshortit të saj

Shqiptari nga Kosova Osman Shaptafaj i cili vrau vajzën e tij dhe burrin e saj në Australi në vitin 2019, ka kërkuar ulje të dënimit.

I shpallur fajtor për vrasjen e dyfishtë, ai u dënua me dy burgime të përjetshme për vrasjen e vajzës së tij, Lindita Musai, 25 vjeç dhe bashkëshortit të saj, Veton Musai, 29 vjeç.

Mirëpo ai ka kërkuar së fundmi ulje të dënimit, ku  argumentoi se kishte marrë dënimin maksimal pavarësisht se kishte të drejtën e një zbritjeje për shkak të deklarimit të tij si fajtor.  Edhe pse argumentoi mbi rrethanat lehtësuese, kërkesa e tij për një dënim më të lehtë, nuk u pranua nga Gjykata e Apelit.

Shaptafaj i kreu vrasjet pasi mësoi për martesën e vajzës së tij të larguar nga shtëpia dhe qëndroi duke i zënë pritë çiftit në shtëpinë e tyre në Yarraville pikërisht në natën e Vitit të Ri 2020. Vajza e tij Lindita, 25 vjeç vdiq në vend, ndërsa Vetoni, 29 vjeç, vdiq të nesërmen në spital. Çifti sapo ishte kthyer nga një udhëtim i shkurtër duke festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës, ku pas një sherri mes tyre ai i ka qëlluar të dy e më pas edhe veten, ku mbeti i plagosur.

Sipas mediave australiane, bazuar te dëshmitë e të afërmeve të familjes, Lindita Musai pas martesës ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ai nuk e pranonte një fakt të tillë dhe ishte kundër largimit të saj nga shtëpia, për pasojë mori vendimin për t’i ekzekutuar. Një anëtar i familjes, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha që vajza kishte kaluar një periudhë të vështirë për faj të të atit.

 

 

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 28/04/2023 14:28

    Te kalbet ne burg fundurina. Duket qe nuk ndien asgje, se nje njeri me pak ndjenje dhe te kishte kuptuar cfare kishte bere do te kishte kerkuar vete denimin me maksimal. Vazhdon mendon vetem per bythen e tij.

    Përgjigju
    • Alba: 28/04/2023 16:39

      Po pse ere ca eshte babai hoteli dhe mensa e kesaj ka paguar qimet e kokes ka hyre borxhe deri ne fyt ka punuar si qen dhe vjen femija qe ai aty per te ardhmen e femijes sakrifikoi po iku femija ky druri ca do aty ne fund te botes Femijet duhet te kuptojne sakrificen e prinderve dhe duhet te bisedojne per te miren e perbashket se nuk jane femije dobica gjej drogaxhi hashashxhi dhe na nje vize vete dhe u emancipuan fshataret Prinderit ta mendojne mire sakrificen ne qofte se mendojne se nuk do marrin respektin e femijeve nje dite ta mendojne mire emigrimin Me mire buke e kripe dhe familje te mire

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Bashkia ndërton tregun e ri në periferi, tregtarët e Belshit sërish në protestë! Deputeti i PD: Të hetohet tenderi dhe nëse është zbatuar projekti

Bashkia ndërton tregun e ri në periferi, tregtarët e Belshit sërish në protestë! Deputeti i PD: Të hetohet tenderi dhe nëse është zbatuar projekti