Festoi kur vendi ishte në izolim, Boris Johnson i painformuar për rregullat anti-COVID: Askush nuk më tha që s'lejohej, do ta kisha mbajtur mend

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ka deklaruar se ai ishte nuk ishte lajmëruar se festa me pije e organizuar ku mori pjesë në prill të vitit të kaluar, ishte në kundërshtim me rregullat e bllokimit.

“Askush nuk më paralajmëroi se ishte kundër rregullave”, tha kryeministri, duke shtuar: “Do ta kisha mbajtur mend këtë”.

Ish-ndihmësi i tij, Dominic Cummings thotë se ai e paralajmëroi Johnson në atë kohë dhe e ka akuzuar Johnson se ka mashtruar deputetët me pretendimet e tij.

I pyetur nëse do të jepte dorëheqjen nëse zbulohej se kishte mashtruar deputetët, Johnson tha: "Le të shohim se çfarë thotë raporti".

Nëpunësja e lartë civile në Britani, Sue Grey do të publikojë një raport mbi shkeljen e rregullit të pretenduar të COVID në mbledhjet në Downing Street dhe departamentet qeveritare.

Johnson është duke u përballur me krizën më të rëndë gjatë udhëheqjes së tij, pasi pothuajse çdo ditë janë duke u publikuar dëshmi të organizimit të festave vitin e kaluar, kur në fuqi ishin masat kufizuese për luftimin epandemisë. Periudhë në të cilën qytetarët britanikë nuk kanë mundur që t’iu thonë lamtumirën e fundit familjarëve të vdekur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po dështon zgjedhja e Presidentit me konsensus?



×

Lajmi i fundit

John

Mero Baze: Një referendum në heshtje kundër Berishës