Mori pjesë në mitingun e PD
Laureta Roshi presion për lajmin

Mori pjesë në mitingun e PD<br />Laureta Roshi presion për lajmin

Punonjësja e zyrës se Avokatit të Popullit Laureta Roshi vazhdon presionet ndaj redaksisë së Shqiptarja.com për videon e pjesëmarrjes së saj në mitingun e Partisë Demokratike gjatë fushatës.
 
Edhe pse video e publikuar nga faqja lexo.al flet qartë për atë që Roshi ka bërë duke thyer statusin e një nëpunësi të shtetit, ajo bën presione për të mësuar për gjoja qëllime të tjera ndaj personit të saj.
 
Ky është linku me lajmin dhe videon e lexo.al të cilin Shqiptarja.com e ka publikuar duke e cituar, siç publikon çdo lajm te besueshëm e të faktuar duke cituar çdo agjenci të besueshme në botë.
 
Mesa duket me humbjen e PD-së nëpunësja Roshi është penduar për pjesëmarrjen në fushatë dhe sot kërkon të fshehë gjurmët e militantizmit partiak me heqje lajmesh e presione me kërcënime gjykatash.


Video, fjala e Laureta Roshit në takimin e Bashës në Fier

lexo .al laureta roshi
Print screen i lajmit të botuar në faqen Lexo.al të cilin e ripublikoi Shqiptarja.com 

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve