Mori pjesë në zgjedhje dhe kërkoi shfuqizimin e tyre, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e partisë së Kujtim Gjuzit për zgjedhjet e 30 qershorit

Kujtim Gjuzi kryetar i partisë Konservatore

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e parë ndaj zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga një subjekt politik. Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë për shqyrtim kërkesën e ngritur nga kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i cili kërkonte që shfuqizimin e zgjedhjeve për qeverisjen vendore të mbajtura më 30 qershor, duke i cilësuar si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Duke ju referuar parashtrimeve të kryetarit të Partisë Konservatore, gjyqtarët kanë konstatuar se kjo parti është regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet vendore, duke marrë pjesë dhe nuk ka kundёrshtuar rezultatin e tyre.

Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se partia e Kujtim Gjuzit nuk legjitimohet, pasi nuk provon interesin e saj të drejtpërdrejtë në kuptim të normave dhe standardeve kushtetuese.

Si përfundim, Mbledhja e Gjyqtarёve vlerëson se kërkesa e partisë së Kujtim Gjuzit, nuk legjitimohet pёr të vёnё nё lёvizje Gjykatën nё lidhje me objektin e kërkesës dhe nuk e ka marrë në shqyrtim. Mbledhja e gjyqtarëve vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

(Kliko ketu per te lexuar vendimin e plote)

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rama lë Vlorën pas 8 vitesh dhe zgjedh të jetë deputet i Durrësit, a ka bërë kryeministri zgjedhjen e duhur?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Me pamje nga bukuritë magjepsëse të Leskovikut Rama uron një ditë të mbarë (VIDEO)