Mori ryshfet,kreu i komunës Bërzhitë
kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

Mori ryshfet,kreu i komunës Bërzhitë<br />kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë
TIRANE- Kur ka kaluar një muaj nga arrestimi i kryekomunarit të Bërzhitës Genc Dritës, i zgjedhur lokal i Partisë Demokratike, ky i fundit kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë duke kërkuar prishjen e dy vendimeve të mëparshme të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe asaj të Apelit.
 
Rekursi është depozituar 2 ditë më parë pranë Gjykatës së Lartë, ku kërkohet vlerësimi i arrestit dhe masës së sigurisë vendosur nga Gjykata për Krimet e Rënda.
 
Drita u prangos së bashku me financierin e komunës që ai drejton, pasi u kapën në flagrancë duke i marrë afro 5000 euro një qytetari për dhënien e një leje shfrytëzimi.
 
Kryekomunari Drita ka humbur dy betejat e para ligjore për caktimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në një masë lehtësuese, dhe pritet të jetë Gjykata e Lartë e cila do të vendosë për ta hetuar e gjykuar atë në liri apo pas hekurave.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)