'Mos e ndani Shqipërinë'/ Aktori Mirush Kabashi apel politikës përmes vargjeve të Çajupit (VIDEO)

Aktori i njohur Mirush Kabashi përmes vargjeve të një poezie të Çajupit ka përcjellë një mesazh në formë apeli për politikën shqiptare në këto kohë krize dhe protestash nga opozita.

I pranishëm në Fier në një aktivitet në kuadër të muajit të Ramazanit që nis të hënën, ai u shpreh se shoqërisë sonë i mungon besimi dhe kjo e ka bërë shoqërinë që të harrojnë vlerat shpirtërore.

Aktori theksoi se nuk është ligji, por morali ai që e mban shoqërinë  dhe ligji është për raste ekstreme.

"Politikanët tanë fshihen duke treguar unitetin e fesë por janë të parët janë që nuk e zbatojnë dhe kanë zgjedhur konfliktualitetin" tha ai, ndërsa më pas recitoi vargjet  e Çajupit.

Poezia e Andon Zako Çajupit që recitoi Mirush Kabashi

Dëshirë e Skënderbeut
Sa rrojta, s'u turpëruam:

të gjithë bashkë luftuam,

vendin ton' e nderuam,

se nga turqit e shpëtuam.

Po tani u afrua

ditë e fundit dhe për mua.

Gjithë këtë ditë presim,

kemi ler'e do të vdesim;

njeri përjetë s'ka mbetur,

dhe të gjith'i ka tretur;

po lum kush është përpjekur

dhe për atdhenë ka vdekur.

Ndaj desha, sa jam dhe gjallë,

t'ju mbledh, t'ju them këto fjalë:

o vëllezër shqiptarë,

ju lutem të bëni mbarë,

gjithë bashkë e të pandarë.

Mysliman'e të krishterë

Perëndia na ka bërë,

jemi vëllezër të tërë.

Zoti kur bëni insanë

me një fytyrë të naltë,

të krishter'e myslimanë

i gatoi nga një baltë.

Zoti me të madh të vetë

është një dhe i vërtetë,

si këtu dhe n'atë jetë.

Si Ungjilli dhe Kurani,

mos e ndani Perëndinë;

shoku shokun mos e hani,

si punojnë ata që s'dinë;

besa është e gjithësisë,

ne jemi të Shqipërisë,

se kemi pirë një sisë.

Për Perëndi që besoni,

Shqipërinë mos e harroni,

pra faluni si të doni...

Faluni te Perëndia

të shpëtojë Shqipëria

nga e ndyra robëria.

Tani ta shpëtoni vetë,

se unë nuk kam jetë,

vete te Zoti i vërtetë.

Do t'i lutem duke qarë

të jetë me shqiptarë

dhe t'u japë dashurinë

të nderoni Shqipërinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipe Hasaj: 06/05/2019 14:25

    Eh sikur ti lexonim kshillat e te madhit Zako Çajupit,oh vetem nga nje her ne vjet po ma mir do ishim ne ne shpirt e ne shëndet edhe mendjen do e kishim ma të kthellt.Po shpirti na asht helmuar me ca te djallzuar.Trupi na asht be shosh me shosh dhe hyn fjal e tejkaloj nga plag na ngacmojin. Po mosni more vllezer eh ju shqiptar se dita e jon sapo ka ardh ,pse ti lshojm ne dor te huajve fatin ton, kur ata e din edhe ne e dim se shqipra e shqiptare ishte ather e sot kët të bekuar tok e kem dhurat nga i madhi Zot. Po po kshtu ka kën e do jet sot e per mot. Shqiptar ruane Shqiprin se secili kem veq nje nane e asaj emrin Shqipri ja kan lan.

    Përgjigju
  • Gent: 05/05/2019 00:26

    Respekt per te madhin Mirush Kabashi

    Përgjigju
  • Ardi: 04/05/2019 17:48

    Gjigand je Mirush Kabashi! I rralle, unik. Mbi te gjitha, me mend ne koke dhe patriot. Lum shqiperia qe te ka. Por a do te degjoje valle neri cfare po thua mes vargjesh? Valle keta plehea qe ju dhame pushtetin dine te lexojne? Si tja bejme qe vertet te ngjisin ato qe thua dhe mendon?

    Përgjigju
    • Adi roma: 05/05/2019 01:05

      te lumte o Mirush. Qe me kujtove keto vargje te mrekulluara.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Carlos Tevez me urgjencë në spital pas dhimbjeve në gjoks, do i nënshtrohet operacionit

Carlos Tevez me urgjencë në spital pas dhimbjeve në gjoks, do i nënshtrohet operacionit