'Mos e përdor Hanën për t’u viktimizuar', Mozzik reagon ashpër pas intervistës së Loredanës

'Mos e përdor Hanën për t’u viktimizuar', Mozzik reagon ashpër pas intervistës së Loredanës

Loredana dhe Mozzik

Mozzik ka reaguar ashpër pas intervistës së ish-partneres së tij Loredana Zefit, e cila foli për herë të parë për arsyet e ndarjes.

Reperja u shpreh se ndarja me Mozzik nuk ka qenë e planifikuar, madje as vetë nuk di si shkuan gjërat deri aty.

Ajo sqaroi se ndarja nuk u bë për marketing ashtu siç shumica e njerëzve dyshonin dhe pranoi se të dy ishin shumë të stresuar.

Por sipas Mozzik, kjo nuk ka qenë arsyeja e ndarjes mes tyre.

Reperi la të kuptohet në një reagim në Instastory, se po të mos ishte për Loredanën, ata do të ishin ende bashkë.

Ai i kërkoi ish-partneres që të mos e përfshijë fare vajzën e tyre Hana në këtë çështje dhe të mos gënjejë.

Mozzik nuk jep një arsye konkrete të ndarjes, por thotë se dashuria nuk njeh para, famë, muzikë, por për Loredanën është ndryshe.

 “Ti je ‘nënë’ e një nëne nuk i ka hije të gënjejë sepse është ligësi. E një ‘nëne’ nuk i ka hije të gënjejë. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar, për t’u bërë viktimë, kinse e dashur. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë.

Mua më njeh ti, familja jote, rrethi yt, kush jam unë shumë mirë, e shumë mirë të njohin dhe ty.

Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë.

E ti shumë e mirë e di, njerëzit e tu e dinë, cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Unë nuk jetoj nga mediat, gazetat, sepse është pjesë private, por mos u mburr me krenarinë e gabuar. Po të gënjen egoja.

Rrafsh tre vite gati isha për ty si në të mirë e në të keq. Dhe do të isha ende, po të mos e bëje bërllog ti.

Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë s’ia kam dëshiruar vetes këtë martesë të shkurtër, por ja që jeta qenka vetëm befasia.

Do ngelesh nëna e çikës sime, të uroj më të mirat në jetë.

Hera e fundit që flas për ketë temë. Po më vjen turp të merrem me kështu punësh pa lidhje, filma, seriale, po nuk lejoj as të tentojnë të njollosin emrin tim e të familjes sime”, ka shkruar Mozzik.

Postimi i Mozzik

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale