'Mos e shit nderin dhe dinjitetin për para bija e babait”/ Mesazhi drithërues i prindërve për 19-vjeçaren e larguar nga shtëpia  

Emisioni “Pa Gjurmë” risjell këtë pasdite historinë e 19-vjeçares Venera Gjolena, e cila u zhduk nga shtëpia e saj në fshatin Vojanik të Beratit, duke lënë në gjumë bashkëshortin dhe djalin. Të premten e kaluar, vajza dërgoi një video-mesazh dhe nuk pranoi të rikthehet në familje, duke pretenduar se ndihej e frikësuar, pasi ishte prej vitesh e dhunuar nga bashkëshorti. Këtë të hënë, prindërit e saj nëpërmjet ekranit të Report Tv i dhanë një tjetër mesazh prekës vajzës së tyre me shpresen se ajo do i ndiqte nëpërmjet ekranit.

“Të keqen mami kthehu. Pse Nera? Pse ike? Kthehu zemra jonë, do na sëmurësh do na vdesësh. Unë nuk besoj se je mirë. Kam frikë për ty. Nera djali thërret vetëm emrin tënd, ai të kërkon moj zemra e mamit. Për hatër të djalit kthehu, ne të kemi falur”, u shpreh mes lotëve Engjellushe Avdija, nëna e Venerës.

Ndërsa babai, Ismail Avdija, që ka qënë prezent në studio kur foli me të bijën, i ofroi para dhe çfarë asaj i nevojitet edhe pse nuk dëshiron të rikthehet tek ata.

“Vajza e babait kthehu në familje, ne po të presim të gjithë dhe të duam ty. Por, nëse nuk do të kthehesh, thuaj babait nëse ke nevojë për para apo rroba. Jam gati të të ndihmoj, pasi nuk dua të shesësh nderin dhe të shtrish dorën. Babi është i gatshëm të vijë ku të duash ti. Mos harro djalin bija e babait, pasi e ke ushqyer me gji”, përfundoi mesazhin prekës babai i 19-vjeçare së larguar. Pas transmetimit, 19-vjeçarja Venera Gjolena dërgoi një tjetër mesazh përmes rrjetit social facebook në adresë të redaksisë së emisionit  “Pa Gjurmë” ku shkruante se:

E dashur Odeta!

Ju ndoqa edhe sot dhe nuk e mora dot guximin t’ju telefonoja. Ju lutem, unë kam shumë arsye që nuk kthehem në atë familje. Të lutem me kuptoni ju si femër. Unë jam shumë mirë, do të vij momenti që do i kontaktoj prindërit.

Ju falenderoj!

Video Emisioni i plotë

E.D./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapja e listave do të sjellë deputetë më cilësore në Kuvend?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Nënkryetari i PR për Report Tv: Në këshill duhet të kishim shkuar me draft, propozimet e PS-së tallje për klasën politike e ndërkombëtarët