'Mos harro, ke dy fëmijë'! Zbardhet dëshmia e burrit të ish-gjyqtares së Shullazit: Më vuri pistoletën në gojë

TIRANE-Gjykata ka vendosur që të rikthejë për vijim të hetimeve dosjen e kërcënimit të burrit të gjyqtares Saida Dollani. Pas 10 muajsh hetime, prokurorja e Tiranës, Ida Ahmetlli kërkoi pushimin e hetimeve, por gjykata e ka kthyer. Por si ndodhi ngjarja? Burri i gjyqtares, Saida Dollani denoncoi se u kërcënua me pistoletë në prill të vitit të kaluar, teksa gruaja ishte pjesë e trupës gjyqësore të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. 

Në një moment dola për të pirë një cigare nga një lokal ku isha me një mikun tim. Në atë moment kaloi gruaja ime me një shoqe dhe vajzën e saj, ndërsa pak minuta më pas erdhi një djalë i ri rreth 20-22 vjeç. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë, më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë dhe mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’. Kërcënimi ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda" është shprehur mes të tjerash burri i gjyqtares.

Saida Dollani u largua  nga procesi gjyqësor i Shullazit, ndërsa për rastin e kërcënimit nisën hetimet, por 10 muaj më pas prokurorja Ida Ahmetlli kërkoi pushimin e hetimeve, ndërsa gjykata e kundërshtoi duke e rikthyer për vijimin e hetimeve, raporton gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno.

Prej më shumë se një viti procesi ka ngecur në Apel, ku Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë. Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës. Tashmë dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Gjyqtarja Saida Dollani

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 11/02/2020 19:17

    Po ky o nona e krimit. Deri tani, 10 rob ka vra. Po qe ka i tuf pronash. Rezortin dhe shpin në dyrres te vila e zogut ja ka kalu në emer te dashnores vet.

    Përgjigju
    • Per turin: 11/02/2020 23:33

      Kush eshte dashnorja dhe ca resorti ka?

  • Vloreee: 11/02/2020 17:15

    Po kalamajt si imban me studime ne france .... Se aty te punoshe ste dalin 3 euro ne muaj... Apo vk ca rendesie ka si kerkon njeri llogari

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 11/02/2020 10:07

    Kush ja piu gjakun shqiptareve per 30 vjet demokraci ? Gjyqtaret e atij sistemi te korruptuar apo ca tipa si ky Shullazi

    Përgjigju
  • Erioni: 10/02/2020 21:46

    Duhet te rikthehet denimi me vdekje....nuk na duhet europa...

    Përgjigju
    • goni: 11/02/2020 10:28

      ca denim me vdekje ... per kriminelat ka vetem nje opsion si ne cdo vend europes ne gjermani franc zvicer austri .... i fut gjilponen vlla dhe neser e ke tu kap flutra ska mo rrezikshmeri po ska shtet ske ci ben

    • Bepi: 11/02/2020 01:00

    • Loran: 11/02/2020 00:39

      Po re ti Erjono denimin me vdekje se ke qef ti ose ca matufa te tjer do vejm tknoqeni ju thashethemaxhit e pallateve e ca gjyqtar qe ja pin gjakun ter hallexhive e ju te rrini rehat e te mbreteroni po re patjeter

    • A.n.: 11/02/2020 00:15

      Kush ti denoje me vdekje?

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës