'Mos ma merr lumin', banorët e Gurit të Bardhë në protestë: Uji jeta jonë, anuloni lejet për HEC-et

Banorët e fshatit Gurë i Bardhë në Mat kanë protestuar kundër ndërtimit të dy hidrocentraleve në përroin e Gujës. Ata shprehen se pa ujin, jetesa bëhet e pamundur, ndërsa i bënë thirrje Ministrisë së Infrastrukturës të anulojë projektet.

'Mos ma merrni lumin'! Me këtë moto u ngritën në protestë banorët e fshatit Guri i Bardhë në Mat. Gra, burra dhe fëmijë kërkojnë që të anulohen lejet për dy hidrocentrale që janë dhënë nga Ministria e Infrastrukturës.

"Ne nuk lejojmë asnjë të vijë këtu. Do e mbrojmë me gjak. Ne në këtë vend jemi duke jetuar. I ndërrojmë vendet ju hajdeni këtu ne po vijmë atje", shprehen banorët.

Banorët thanë se janë në pritje të investimeve në fushën e turizmit pasi fshati i tyre është shpallur si një ndër 100 fshatrat turistike në vend.

"Nuk është pyetur komuniteti. Këtu disa njerëz me pushtet bëjnë vete ligjin e vete Maliqin. Kanë ardhur fadromat. Çdo gjë mund të bëhet me marrëveshje me banorët dhe vetëm për turizëm por për HEC-e nuk bëhet fjalë se nuk do i lejojmë", thanë ndër të tjera banorët e mbledhur në protestë.

Ata kërcënojnë se nuk do të lejojnë kompaninë të ndërtojë hidrocentrale në përroin e Gujës pasi me këtë ujë vadisin tokat.

"Ne si banorë jemi kundër këtyre akteve kriminale. Ne nuk jemi barbarë që s'duam zhvillimin, ne duam zhvillim në harmoni me natyrën, jo duke e shkatërruar atë. se me këtë ujë jetojmë", thanë ata.

Ky burim ujor i shërben jo vetëm këtyre banorëve por gjithë fshatrave në njësisë administrative Xibër.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • venera: 13/06/2020 00:38

    Bravo,,,nuk behet pellembe e hidrocentral,,,mjaft keni skavicen...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale