'Mos na korit vajzë', grimieri shqiptar i komenton Bebes në foton provokuese

'Mos na korit vajzë', grimieri shqiptar i komenton Bebes në foton provokuese

Mario dhe Bebe

Bebe Rexha sërish ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi provokuese.

Mes shumë komenteve që ka marrë, bie në sy komenti i grimerit shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanoviç.

Mario i shkruan Bebes në shqip: “Mos na korit vajzë”.

Ai ka marrë reagime të shumta nga shqiptarët në këtë koment, pasi shumica janë befasuar që ai di të shkruajë në shqip.

Dedivanovic është grimeri personal i Kim Kardashian dhe bashkëpunëtor i ngushtë i familjes më të njohur në Amerikë.

Së fundmi ai  ka hapur edhe biznesin e tij në New York, ku bashkëpunon me shumë artistë tjerë ndërkombëtarë.

Foto nga postimi i Bebes

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me 12 vjet burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

I dënuar me 12 vjet burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 40-vjeçari në Durrës