'Mos vëllai im, mos vëllai', klithmat e motrës teksa Niko Goro u ekzekutua me 5 plumba në Himarë

'Mos vëllai im, mos vëllai', klithmat e motrës teksa Niko Goro u ekzekutua me 5 plumba në Himarë

Viktima Niko Goro me rreth të kuq dhe autori Kliti Leka

“…Mos vëllai im…, mos vëllai im…”, këto janë fjalët e vetme që motra e Nikollaq Goros, Eftinia, i ka shqiptuar duke bërtitur me zë të fortë, teksa shikonte vëllanë e saj, që u qëllua me armë nga Kliti Leka. Niko Goro, kishte shkuar në supermarketin e motrës së tij për të marrë disa vezë, me qëllim çuarjen e tyre në shtëpinë ku qëndronte nëna e tyre e sëmurë. Por sapo ka dalë nga supermarketi, biznesmeni i ndërtimit, Niko Goro, është qëlluar me 6 plumba pistolete, ku 5 predha kanë kapur në trup biznesmenin.

Nikollaq ose Niko Goro, ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa një plumb në këmbë, ka marrë motra e tij, Eftinia, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Fatmirësisht në rrezen e breshërisë së automatikut, nuk kanë dalë dy punonjëset e supermarketit,të cilat fillimisht kanë menduar se krismat ishin fishekzjarre, por kur kanë dalë jashtë dhe kanë parë një person me kapele dhe armë, dy punonjëset janë futur poshtë sportelit të supermarketit.

Teksa autori i krimit Kliti Leka, largohej me një automjet të marrë me qira në Tiranë, një nga dëshmitarët në vendngjarje ka bërtitur disa herë “…e vrau, e vrau…”. Autori i krimit Kliti Leka, në ikje e sipër është lokalizuar nga policia e Himarës në plazhin e Livadhit, ku kishte braktisur makinën dhe ishte larguar me vrap në drejtim të godinave të një ish-reparti Ushtarak, që vendasit e quajnë “Ish-prozhektori”.

Efektivët e policisë që po e ndiqnin, e kanë pikasur Kliti Lekën, në një ferrë, ku i kanë pohuar “…jemi Policia e Shtetit, hidhe armën, dorëzohu, mos bëj asnjë lëvizje…”. Dhe nga ana tjetër, Kliti Leka, ia ka kthyer “…nuk kam asnjë punë me ju…”. Në këtë moment Kliti Leka, ka hedhur armën dhe mandej ka lëvizur në një teren të hapur, ku efektivët e policisë kanë shkuar dhe kryen arrestimin e tij. Gjatë kontrollit, Kliti Lekës, ju sekuestrua një automatik kallashnikov me dy karikatorë, një pistoletë “Heckler Koxh” me fishek në fole, dhe 60 fishekë automatiku.

Mes sendeve të sekuestruara, efektivët e policisë i gjetën Kliti Lekës, dhe një qese ku brenda saj kishte një mollë dhe një banane, ku me sa duket autori kishte planifikuar të largohej në mal dhe për pasojë ishte pajisur dhe me ushqim. Pritet që ditën e nesërme Kliti Leka, të dalë parë gjykatës së Vlorës, ku do njihet me masën e sigurisë “arrest në burg”, që do kërkojë prokuroria. Kliti Leka, ka pranuar autorësinë e krimit, pasi siç ka deklaruar ai në polici, vrasjen e ka kryer pasi ishte mashtruar nga biznesmeni Nikollaq Goro, kushëri i kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro. Ky mashtrim kishte ndodhur pasi Kliti Leka, kishte vënë në dispozicion plot 2650 metra katror me qëllim ndërtimin e pallatit nga Niko Goro. Por ky i fundit më pas nuk kishte pranuar ti jepte pjesën takuese të apartamenteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ska rendesi Emri: 21/10/2020 07:42

    Te gjithe ndertuesit jane hajdut vjedhin dhjersen e njerezve. I lumte dora ketij. Me vodhen token ne te njejten menyre

    Përgjigju
  • Berat: 19/10/2020 14:47

    Ndaheni mendjen me ç’far i gjuajti me pistolet apo kallash, Kot nuk te vret njeri

    Përgjigju
    • Berat BUzhiku: 20/10/2020 17:40

      O Berat, jeta e njeriut ne Albanistan nuk ka vlere dhe ky komenti yt eshte prova e kesaj e po them. As per nje cope toke dhe as per nje llaf goje dhe as per nje shpulle nuk duhet te vriten njerezit me njeri-tjetrin. Kane tru dhe goje te flasin dhe te mendojne, prandaj jane njerez. Kafshet kafshohen, cirren dhe shqyhen me njera-tjetren. Ne shqiptaret jemi akoma ne nje faze hibride te evolucionit, qe ecim me dy kembe dhe lidhim ndonje llaf me mend here pas here por nga instiktet kemi mbetur kafshe mali...

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri