POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Mosdekretimi i Cakajt/ Rama: Meta e mori brenda disa orësh certifikatën e sigurisë, Klajda Gjosha 3 vite pa dokument, as Panariti se kishte

Edi Rama, kryeministër

Kryeministri Edi Rama ka thënë se vetë presidenti Ilir Meta që sot refuzon të dekretojë Gent Cakajn si ministër i Jashtëm, në kohën kur drejtonte Kuvendin, e ka marrë certifikatën e sigurisë brenda disa orëve. I ftuar në “Zonë e Lirë”, Rama tha se edhe ish-ministrja e LSI, Klajda Gjosha ka punuar 3 vite si ministre Integrimi pa certifikatë dhe se edhe Edmond Panariti kur ishte ministër i Jashtëm, s’kishte certifikatë.

Meta si kryetar kuvendi e ka marrë brenda disa orësh për një aktivitet ku duhej të shkonte, se certifikata e sigurisë është një dokument që i jepet një individi që duhet të vihen në posedim të një dokumentacioni të klasifikuar. Meta është në shkelje të plotë të etikës, ligjit, që e ndalon presidentin të ketë opinione të cilat përcaktojnë nëse dekreton ose jo një ministër. Dua të kujtoj një fakt, n.q.s. ka pasur një moment konflikti dhëmb për dhëmb politik mes Metës dhe një ministri të propozuar nga kryeministri, ka qenë ai mes Bujar Nishanit dhe Xhafës. Pse Meta po sfidon kushtetutën? Për 3 vite Klajda Gjosha ka qenë pa certifikatë sigurie. Edhe Edmond Panariti ka qenë pa certifikatën e sigurisë kur ishte ministër i Jashtëm.

Edi Rama, kryeministër

Rama foli edhe për opsionin e shkarkimit të mundshëm të Metës. Kryeministri tha Meta nuk shkarkohet dot pa 2/3 e Kuvendit, dhe prandaj po bën këtë sjellje. Rama tha se presidenti po sillet si kryetari i LSI.

"Shkarkimi i presidentit kërkon dy të tretat e Kuvendit, kjo është logjika që përdor Ilir Meta në këtë fazë. “Mua nuk më shkarkojnë dot dhe unë bëj çfarë të dua”. Faktikisht mund të bëjë çfarë të dojë, për turpin e tij, duke turpëruar institucionin e Presidencës, del komplet nga shinat dhe sillet si të ishte kryetar i LSI-së në ditët më të këqija. Dhe nëse Ilir Meta synon të drejtojë opozitën, dhe nëse ka vendosur të drejtojë Presidencën si një çizme rezervë, ai ka të drejtë ta bëjë. Por unë sot po e them: Nuk kam ndërmend të hyj në një konflikt institucionesh."-tha Rama. 

Kryeministri tha se nuk e ka dashur kurrë Ilir Metën dhe as nuk e do. 

"Bujar Nishani tha që Fatmir Xhafajn nuk e shoh dot me sy, por kushtetuta më detyron ta dekretoj. Presidenti është një person i zgjedhur nga populli, nuk ka lidhje fare me dekretimet. Ilir Metën nuk e kam dashur dhe nuk e dua. Ilir Meta është angazhuar në një krim ndaj diturisë, ndaj pastërtisë, në një krim ndaj një djali që nuk mund të durojë një njollosje të qëllimshme që Ilir Meta tenton t'i bëjë kundër kryeministrit të Kosovës dhe Shqipërisë. Meta ka shkelur kushtetutën me Sandër Lleshajn, me kthimin e ligjeve në kuvend, për rishikimin e taksave', tha Rama.

Ndër të tjera Rama ka zbuluar të tjera detaje për të cilat Meta nuk ka folur. Sipas Ramës, Presidenti ka marrë çdo informacion nga shërbimet e huaja dhe i ka të gjitha mbi tryezë, ku vërtetohet që Cakaj ka një figurë 100% të pastër.

"Kemi cdo informacion, edhe nga shërbimet partnere. Gent Cakaj është i pastër. Këto informacione i ka dhe Meta mbi tryezë".-tha Rama.

Komento

Komente

  • emri: 12/01/2019 21:25

    Me demek shtet leshi

    Përgjigju
  • Gafurrri: 12/01/2019 15:36

    Webber ke plotesisht te drejte STUDENTET JANE FORCA LEVIZESE STUDENTET DO TA PERMBYSIN RAMEN SIMBOLIN E KRIMIT TE DROGES DHE KORRUPSIONIT

    Përgjigju
  • Zylyfi: 12/01/2019 15:24

    TE SHIKOJME KUSH DO FITOJE DIKTATORI APO PRESIDENTI FLITET EDHENGA THENJET E DIKTATORIT SKA BIR K...VE QE TA NDALOJE PROPOZIMIN E ED RAMES

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 12/01/2019 09:23

    O weber ti duhet me u bo kryeministër e Shqiptarët i thon lamtumir varvëris o qiparisi webber

    Përgjigju
  • webber: 12/01/2019 01:08

    Shikoni dhe publikoni me teper per studentet dhe ju lutem mos u fokusoni tek "sherri" rama meta sepse ne fakt gjithcka po luhet qe te menjanohet sa me shume qendresa dhe dhuna qe po ushtrohet ndaj studenteve ! Websiten tuaj e lexojne shume edhe jashte Shqiperie prandaj te lutem konsideroni me shume qe te informoni per situaten e studenteve . Publikoni dhe informoni si nje media online jo e hutuar nga te tilla inskenime nga politika. Une personalisht menaxhoj website online me lajme nga bota dhe e di sesi funksionon gazetaria apo journalism online !!

    Përgjigju