Moska njofton pezullimin e misionit rus në NATO

Moska njofton pezullimin e misionit rus në NATO

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov njoftoi të hënën se vendi i tij do të pezullonte misionin rus në NATO.

Zoti Lavrov tha se masa ishte në përgjigje ndaj vendimit të javës së kaluar të NATO-s, për të dëbuar tetë anëtarë të misionit rus në aleancën ushtarake.

Pas njoftimit se Rusia do të mbyllte misionin e saj diplomatik në aleancës ushtarake perëndimore, NATO tha të hënën se i ka mbajtur shënim komentet e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, por shtoi se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për çështjet e ngritura.

"Ne dëgjuam komentet e ministrit Lavrov për mediat, megjithatë nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar mbi çështjet që ai ngriti", tha një zëdhënës i NATO -s.

Një javë më parë NATO akuzoi zyrtarët e misionit rus se po punonin në fshehtësi si oficerë zbulimi dhe mori vendim të përgjysmojë numrin e ekipit të Moskës në selinë e saj.

Zoti Lavrov njoftoi gjithashtu se do të mbyllen edhe se zyrat ndërlidhëse ushtarake dhe ato informacionet të NATO-s, të cilat ndodhen në Moskë./VOA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi