Moskandidimi i Berishës në zgjedhjet e ardhshme? Spartak Braho: Ka spiunuar në favor të Sigurimit të Shtetit, dosjen e tij e ka Ali Anadolli

Moskandidimi i Berishës në zgjedhjet e ardhshme? Spartak Braho: Ka spiunuar në favor të Sigurimit të Shtetit, dosjen e tij e ka Ali Anadolli

Spartak Braho

TIRANË- Partia Demokratike ka futur si plan të saj pastrimin e politikës nga komunistët dhe ish-anëtarët e Partisë Komuniste. Basha në fundjavë prezantoi programin për të përndjekurit politikë, ku premtoi një formë lustracioni ndaj bashkëpunëtorëve të sistemit komunist. Por a është kjo lëvizje një goditje e fortë ndaj Sali Berishës dhe sinjal për të ndaluar kandidimin tij në zgjedhje? Kohët e fundit është folur shumë se ndërkombëtarët duan largimin e tij, por ish-kryeministri duket i vendosur. Mirëpo futja e një ligji të tillë duket se eliminon Berishën.

Janë të shumtë ata që thonë se Berisha ka pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit, ndërsa shumë dosje janë zhdukur. Por i vetmi që ka arritur të sigurojë dokumentin, ku pretendohet se Berisha ka qenë pjesë e Sigurimit dhe Partisë Komuniste është deputeti socialist Spartak Braho. Gazeta kontaktoi dje me deputetin për të folur mbi këtë çështje dhe Braho ka deklaruar se ka të dhëna që dëshmojnë se Berisha ka qenë pjesë e Sigurimit. “Sali Berisha është rekrutuar nga Sigurimi Shqiptar dhe ka përzgjedhur pseudonimin “Penicilina”. Unë disponoj dëshmitë me shkrim të ish-operativit të Sigurimit të Shtetit, Ali Anadollit, i cili e ka rekrutuar Sali Berishën si agjent në vitin 1967. Ka rëndësi të theksohet viti, pasi në vitin 1968 Sali Berisha është pranuar anëtar i PPSH-së për devotshmërinë e lartë që ka treguar”, ka thënë Braho.

Dokumenti i Ali Anadollit
Por çfarë thuhet në dokumentin e Ali Anadollit? Aty tregohet me detaje se si Berisha u fut në Partinë Komuniste, duke shkuar më parë te Sigurimi i Shtetit. “Në vitin 1962, Sali Berisha erdhi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Mjekësisë. Në atë kohë sektorin e mjekësisë e mbulonte ai. Pasi mbaroi studimet u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek kardiolog dhe më vonë si kardiokirurg.

Në këtë kohë ai përgatiti dokumentet për t’u futur në parti. Një vëlla i tij, me emrin Selim, kishte mik kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme të Tropojës, Idriz Shehun. Ai i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllanë për t’u pranuar në parti. Idrizi i përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës (me probleme në biografinë e familjes), për t’u pranuar në parti, duhej që edhe ai ta ndihmonte shtetin me shërbime të veçanta, prandaj ai duhej takuar dhe t’i merrej mendimi nëse ishte dakord kështu. Pas takimit me Saliun në Tiranë dhe pasi mori miratimin e tij, i vëllai (i cili sot nuk jeton, pasi ka vdekur nga zemra dhe që ishte i vetmi person pozitiv në fisin tyre) u kthye në Tropojë”, thuhet në dokumentin e Ali Anadollit, të siguruar nga deputeti Braho. Më tej tregohet se Berisha u bashkua me Sigurimin dhe ka marrë pseudonimin “Penicilina”. Pasi u bashkua me Sigurimin ai u bë pjesë e partisë, theksohet më tej.

“Pas disa kohësh, bashkë me kryetarin e Degës, u nisën me makinën e tij për në Tiranë dhe u takuan me persona të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët e tërhoqën Saliun në bashkëpunim, me pseudonimin “Penicilina” dhe pas kësaj, iu miratua edhe kërkesa për të hyrë në parti. Sali Berisha u studiua mirë nga Sigurimi i Shtetit dhe pranimi për rekrutimin e tij lidhej me ambicien e madhe për karrierë. Në atë kohë ishte rregull që dosje e kuadrit që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit nuk ruhej në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit, por nga Drejtori në Drejtorinë e Punëve të Brendshme në Ministri. Kur erdhi në pushtet, jo më kot, Sali Berisha e futi në burg ish-drejtorin në ministri, Zef Loka, një burrë i ndershëm që e kishte ndihmuar shumë Sali Berishën në zgjidhjen e çdo problemi familjar”, thuhet në raportin e Anadollit, një pjesë e të cilit është bërë dhe pjesë e librit të zotit Spartak Braho “Masakroni Servet Pëllumbin”. Pra nëse PD shkon te lustracioni, Berisha është kryesori që rrezikon largimin./Sot

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 22/02/2021 20:36

    Desha te shtoj se kete ngjarje te 1990 -1991 e ka te konfirmuar nga nje prej oficereve te zbulimit ne Rome ne ate kohe.Ndersa burimi eshte nga nje ish funksionar i Shik-it te asaj kohe.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 22/02/2021 19:44

    Eshte e vertete ajo qe,antare e ppsh nuk mund te rekrutoheshin nga agjentura e sigurimit te shtetit.por ka nje vecori.familja e sali berishes dhe vete saliu kane qene ne sherbim te udb.vete saliu eshte futur qe i ri ne sherbim te udb nga xhaxhai i tij.Per te realizua cfare i duhej ,ai pranoni,luftoi,beri cmos qe te futej ne rrjetin e agjentures se sigurimit te shtetit.Qe saliu ka qene agjent i dyfishte e dinte dhe Ramiz Alia.pas dhjetorit te 1990 ,kunderzbulimi kerkonte te arestonte sali berishen dhe Azem hajdari.(le ta mesoje edhe rudina hajdarja per te jatin).me urdher te Ramiz Alise te dy,saliu dhe azemi u fshehen ne nje vile te marre me qera nga oficeret e zbulimit shqiptar ne ambasaden e Romea.Aty qendruan derisa doli ligji per zgjedhjet e para pluralista,ku percaktohej se me venien e kandidatures, kandidati,pra pa u zgjedhur akoma,fitonte imunitet parlamentar.kjo eshte bere nga ramizerit vetem per te shpetuar nga burgu saliun dhe azemin si agjente te udb.Per ti mbajtur ne Rome,ne vile me qera,ka paguar para zbulimi i shtetit shqiptar me urdher te eproreve te saj.zoti Bolino,Nese nuk e beni ju,kerkoni spartak brahos te beje publikisht pyetje sali ram berishes per kete ceshtje.

    Përgjigju
  • Ymer: 22/02/2021 12:34

    Filloi ky bajga te flase. Po sipas platformes se sigurimit, pra rregullave te tyre te punes, e kishin te ndaluar te rekrutonin ne antaret e parrise se punes! U plak e nuk hoqi dore nga genjeshtrat. Hajdut mle bukshkale.mbeten gjithe jeten. Pyete mire ore Altin camin per dosjen se mbase e keni ngaterruar me tuajat.

    Përgjigju
  • Luani: 22/02/2021 11:54

    Po mire,kjo dihej nga te gjithe sepse eshte shkruar e folur ketu e 20 vjetet e fundit.Pyetja qe shtohet eshte: -Ky SPAKU ku eshte ne Shqiperi apo ne Honolulu,qe hesht e nuk vepron edhe tani,qe nje deputet i parlamentit shqiptar,boton liber dhe deklaron diten ne diell se nje ish-deputet,personi numer nje kriminal i ketij vendi ka qene dhe agjent i sigurimit shqiptar( pa mohuar dhe faktin e njohur gjeresisht se eshte dhe agjent i UDB-se) qysh ne vitin e larget 1967 dhe anashkalohet e qendrohet indiferent,kur vihet ne levizje e vepron dhe per ndonje hallexhi qe i jep policit ndonje 10 lekeshe e akuzohet per korrupsion?!!!Cfare mut organi antikorrupsion e anti kriminal eshte ky organ? Po KQZ-ja qe vjen rrotull dhe pret listat me emrat e deputeteve ku ky spiun i vjeter e i ri vegjeton dhe shtrin akoma dhe sot rrjetin e tij agjenturor per te helmuar jeten politike e shoqerore te ketij vendi? Do dale ndonje burre me pantallona apo ndonje grua si Ina Rama ti tregoje vendin ketij banditi? Kur do nxjerre SPAKU nga sirtari dosjen e Izet Haxhise apo do pritet qe te ike nga kjo bote ne menyre natyrale ky kriminel!BKH-ja do filloje te funksionoje ndonje dite apo vitin tjeter?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular