Moslejimi i referendumit serb në Kosovë, Brnabiç: Do flasë me zyrtarët e BE-së për këtë vendim të turpshëm

Moslejimi i referendumit serb në Kosovë, Brnabiç: Do flasë me zyrtarët e BE-së për këtë vendim të turpshëm

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç

SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, e ka quajtur të turpshëm vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.

Brnabiç ka thënë se këtë çështje do ta trajtojë gjatë vizitës së saj në Bruksel më 25 janar.

 “Në Bruksel do të marr pjesë në Këshillin për Stabilizim-Asociim dhe do të kem takime me zyrtarë të BE-së. Do t’i pyes ata pas dyerve të mbyllura se çka kanë ndërmend të bëjnë lidhur me mosmbajtjen e referendumit”, ka thënë Brnabiç.

Kryeministrja serbe ka ripërsëritur se vendimi i Kosovës “është skandaloz dhe i turpshëm” por edhe se nuk i ka kuptuar komunitetin ndërkombëtar të cilët thanë se kanë bërë çfarë kanë mundur.

“Kanë mohuar të drejtën themelore të serbëve për të votuar në Kosovë dhe besoj se kjo do të ketë pasoja afatgjate. Do të varet se si do të sillen në zgjedhjet e 3 prillit por sigurisht se do të jetë në agjendën e të gjitha takimeve tona në të ardhmen”, tha Brnabiç.

Reagimi i ashpër i kryeministres s Serbisë, vjen disa ditë më vonë pasi serbëve të Kosovës nuk iu lejua të votonin për referendumin e ndryshimit të Kushtetutës serbe.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 19/01/2022 09:40

    Nuk eshte Kosova livadh i shkret,ku mund te kullosin edhe gomaret e verbet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët