Blegtori i bllokuar me 400 krerë bagëti në Dropull, apel për ndihmë në Report Tv, prefektura vihet në lëvizje

Reshjet e dëborës kanë gjetur të papërgatitur shumë qytete në vend. Një blegtor nga Gjirokastra ka qëndruar i bllokuar që prej orës 5 të mëngjesit në Glinë të Dropullit bashkë me 400 krerë bagëti. 

Në një lidhje telefonike me studion e lajmeve në Report Tv, Nikolli tha se ndodhet në qiell të hapur dhe pa asnjë ndihmë ndërkohë që 400 krerë bagëti që e shoqërojnë janë në urgjencë për ushqim. Nipolli tha se kishte kërkuar ndihmë nga prefektura e Gjirokastrës por pa asnjë rezultat.

Kam ngelur në urën e Glinës në Dropull bashkë me bagëtitë. Jam në qiell të hapur. S’kam asnjë, jam në mes të dëborës. Mora prefekturën dhe më thanë që do mblidhemi në drekë dhe do marrim masa. Kjo, për mua do të thotë kot, s’është as ndihmë asgjë. Ata që janë të interesuar do merrnin masa. Është gjynah. Tani s’ka  ku kë të venë. Duan bazë ushqimore, s’dua pallat për bagëtinë, as shtëpi me qira, por ushqim. Kam nevojë për ndihmë urgjente. I lutem prefektit dhe kujtdo të më ndihmojë. Jam pa strehë dhe pa ushqim.

Alket Nikolli, blegtori i bllokuar nga dëbora në Dropull

Ndërkohë që menjëherë pas blegtorit, në një lidhje telefonike për Report Tv ka folur edhe Astrit Aliaj, prefekt i qarkut Gjirokastër. Aliaj ka thënë se procedura parashtron që rastet e denoncimit dërgohen në drejtorinë e Emergjencave në Tiranë. Por, Aliaj shtoi se do të ketë një reagim të menjëhershëm për rastin e blegtorit nga Golemi, duke kërkuar numrin e tij të telefonit në redaksinë e Report Tv. Mësohet se drejt blegtorit të bllokuar është nisur një grup punë nga prefektura për ta ndihmuar Nikollin dhe bagëtitë e imëta që ndodhen në afërsi të Urës së Glinës.

Ne kemi patur një lajm tjetër, por jo në Glinë. Ka patur disa raste të bllokuara. Unë e kam përcjellë tek Emergjencat në Tiranë të cilët bëjnë vlerësimin. Në qarkun tonë ka shumë raste. Në rastin që kemi në Vrisera, tek kopetë e fshatrave të Gjirokastër, por në këto kushte ne po bëjmë vlerësimin që kemi në qarkun e Gjirokastrës. Të gjitha janë raste emergjente, dhe ne do të dërgojmë ndihma. Më dërgoni numrin e telefonit që t’a ndihmojmë me ushqime me të tëra.

Astrit Aliaj, prefekt i qarkut Gjirokastër

Kërkesa e Prefektit të Gjirokastrës ndaj Drejtorisë së Emergjencave

Rasti i Alket Nikollit u bë publik nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu. (Lexo këtu). Report Tv kontaktoi menjëherë me Nikollin duke përsëritur apelin për këdo që mund të ndodhet në vështirësi dhe në emergjencë, që të kontaktojë me redaksinë e Report Tv dhe Shqiptarja.com.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lek DODA: 09/01/2019 13:37

    Po mir ky zotnia nu e ka menduar se do ketë dimer per 2019 Po jane mesuar kerko kerko se diçka do vijë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan