Kapitenaria e portit të Durrësit bën me dije se për shkak të situatës metereoligjike anijet e peshkimit dhe anijet e tonazhit të vogël nga sot në orën 07.00 nuk mund të dalin për lundrim.
Ndërkohë peshkarexhat që ishin në gjueti sotbnë mëngjes u kthyen në port.Ndërsa tragetet kanë vijuar normalisht.Për shkaj të reshjeve të shiut anijet që kanë mallra të hapura në hambarë kanë pezulluar përpunimin e tyre.
Forca në det të hapur është 5 deri 6 ballë kurse në brendësi të gjiut të Durrësit është 3 deri 4 ballë. Era fryn nga jugu dhrëe juglindja. Është erë e ngrohtë.
Edhe Autoriteti Portual i Vlorës ka marrë vendim për pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla të peshkimit.
Njoftimi i plotë
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 14.12.2024 duke filluar nga ora 10:00 datë 14.12.2024 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
1.Eshtë ndaluar paisja me leje-nisje i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 10:00 datë 14.12.2024.
2.Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të vlorës të marin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.
3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 14.12.2024.