Moti i keq, lundrimi në Vlorë i pezulluar prej dy ditësh, as sot nuk niset trageti Vlorë-Brindisi

VLORË- Për shkak të motit të keq vijon të mbetet i pezulluar lundrimi në Portin e Vlorës. Prej ditës së djeshme është pezulluar trageti i linjës Vlorë-Brindisi, ndërsa po ky traget nuk do të mund të lundrojë as ditën e sotme.

Pezullimi do të vijojë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike që pritet vetëm pasditen e të hënës. Megjithatë situata mbetet në monitorim edhe për shkak të temperaturave të ulëta. Gjithashtu edhe për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës. Deri më tani veç lundrimit në Vlorë nuk ka probleme te tjera ndërsa edhe në Llogara qarkullimi vijon normalisht.

Ndërkohë në Durrës, trageti Durrës-Ankona pritet të niset ditën e sotme në orën 19:00. Një ditë më parë u anulua Ankona-Durrës, por trageti mbërriti mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. Sipas kapitenarisë së Portit të Durrësit tragetet për në Bari është parashikuar që të nisen sonte për lundrim. Anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat janë të ankoruara në port.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:38
Moti i keq pezulloi lundrimin, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas nisen sot

Moti i keq në Durrës ka pezulluar lundrimin në Durrës në tragetin e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Për pasojë, tragetet kanë anuluar udhëtimet mbrëmjen e djeshme ndërsa pritet që të nisen ditën e sotme. Ditën e sotme në orën 10.00 trageti i linjës Ankona-Durrës arriti në port dhe po përpunohet. Në orën 19.00 sipas grafikut është parashikuar të niset për në Ankona.

Sipas kapitenarisë së portit të Durrësit tragetet për në Bari është parashikuar që të nisen sonte për lundrim. Deti është i trazuar me forcë 7-8 ballë dhe era fryn nga veriu. Anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat janë të ankoruara në port. Ato do të qëndrojnë në kalata deri në qetësimin e motit.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk është budalla, është shejtan!

Nuk është budalla, është shejtan!