Itali/ Moti i keq në Brescia, për 1 orë e gjysmë reshje shiu përmbyten rrugët! Makinat përfundojnë nën ujë

Itali/ Moti i keq në Brescia, për 1 orë e gjysmë reshje shiu përmbyten rrugët! Makinat përfundojnë nën ujë

Foto nga moti i keq në Brescia

ITALI - Reshje shiu të shoqëruara me stuhi goditën zonën e Brescias pasditen e së mërkurës. Në një orë e gjysmë u prekën zonat e Caino, Nave, Concesio në Val Trompia dhe rrugët u shndërruan në përrenj balte.

Në Rezzato u shemb edhe argjinatura e kanalit dhe dy makina të parkuara përfunduan në kanal, fatmirësisht pa lëndime.

Në qytet ka pasur ndërprerje të mëdha në qarkullim për shkak të disa nënkalimeve të përmbytura. Disa pemë kanë rënë mbi makinat e parkuara në Brescia.

Edhe midis Castel Mella-s dhe Flero-s pati një stuhi të fortë breshëri. Rrugët e qytetit dhe të shtetit u kthyen në lumenj me ujë dhe baltë, nënkalimet u përmbytën. Zjarrfikësit punuan gjatë gjithë pasdites dhe natës me Mbrojtjen Civile duke përdorur pompat e shkarkimit të ujit për të pastruar rrugët dhe për të rivendosur të paktën sistemin rrugor.

Prej disa ditësh, Italia është përfshirë nga moti i keq që kanë shkaktuar mijëra dëme dhe janë evakuuar mijëra familje.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet