Moti i keq përfshin vendin/ Përmbytje gjatë natës dhe pemë të rrëzuara në Tiranë e Shkodër, dëmtohen disa makina! Rrëshqitje dherash në Kukës

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta që kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme të gjithë vendin kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve në Tiranë dhe disa qytete. Por situata është kthyer në normalitet në orët e para të mëngjesit me pushimin e reshjeve të shiut ku automjet kanë qarkulluar pa probleme.

Si pasojë e erërave të forta nga moti i keq në Shkodër janë rrëzuar pemët duke bllokuar rrugët dhe duke dëmtuar disa makina. Prej orës 6 të mëngjesit ndërmarrja e ujësjelles kanalizimeve ka zbritur në terren për ndërhyrje në pikat më problematike.

Në bashkinë e Gjirokastrës pas reshjeve të shiut situata paraqitet pjesërisht e qete dhe pa probleme. Sipas burimeve te Report TV në aksin rrugor Kolonjë-Golem ka pasur prurje nga përrenjtë malorë dhe rruga kalohet me vështirësi në disa vende. Ndërsa në Kukës, reshjet e shiut kanë shkaktuar një sërë problemesh e kryesisht në infrastrukturën rrugore, ku për shkak të reshjeve të shiut ka pasur rrëshqitje të dherave. Probleme ka pasur edhe me mungesën e energjisë elektrike në fshatrat e njësive Kolsh e Surroj te Kukësit.  

Edhe në Lezhë erërat e forta gjate natës kanë shkaktuar defekte të shumta në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike. Pa energji kanë mbetur disa zona, si Shënkoll, Zejmen, Spiten etj.

Moti i keq ka shkaktuar probleme dhe vonesa edhe me nisjen dhe mbërritjen e trageteve në portin e Durrësit. Probleme të shumta ka sjelle era e fortë dhe shirat e vazhdueshëm , si pasoje dy tragetet e linjës Durrës - Bari janë nisur me 10 orë vonesë. Ata u nisën gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe pritet të mbërrijnë në Bari në mesditë. Ndërkohe moti vazhdon te jetë i pa qëndrueshëm dhe deti të ketë dallge të forta, ku për pasojë anijet e tonazhit të vogël dh peshkarexhat janë të bllokuara.

Situatën me përmbytje e paralajmëroi edhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e cila u dërgoi mbrëmjen e së premtes një shkresë 5 prefekturave. Agjencia thotë se zonat e rrezikuar janë Shkodra, Lezha, Fieri, Vlora dhe Gjirokastra.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:10
Moti i keq/Probleme me disa akse rrugore në Kukës, disa zona pa energji elektrike

Reshjet e shiut kanë shkaktuar një sërë problemesh e kryesisht në infrastrukturën rrugore. Shtabi i emergjencave civile në prefekture deklaroi se problematike paraqiten akset rrugore që lidhin Kukësin me Shishtavecin ,Peshkopinë por edhe aksin Bajram Curri-Valbonë. Energjia elektrike ka pasur probleme dhe është ndërprere pas mesnate në fshatrat e njësive Kolsh e Surroj te Kukësit. 

Ora 10:02
Gjirokastër, probleme vetëm në aksin rrugor Kolonjë-Golem, shkak prurjet nga përrenjtë malorë   

Në bashkinë e Gjirokastrës pas reshjeve të shiut situata paraqitet pjesërisht e qete dhe pa probleme. Sipas burimeve te Report TV në aksin rrugor Kolonjë-Golem ka pasur prurje nga përrenjtë malorë dhe rruga kalohet me vështirësi në disa vende.

Ora 09:36
Det i trazuar dhe me dallgë, 2 tragete në portin e Durrësit nisen me 10 orë vonesë

Moti i keq ka shkaktuar probleme dhe vonesa edhe me nisjen dhe mbërritjen e trageteve në portin e Durrësit. Probleme të shumta ka sjelle era e fortë dhe shirat e vazhdueshëm , si pasoje dy tragetet e linjës Durrës - Bari janë nisur me 10 orë vonesë. Ata u nisën gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe pritet të mbërrijnë në Bari në mesditë. Gjithashtu 2 tragete që janë nisur gjatë mbrëmjes së djeshme  nga Bari mësohet se  të dy kanë mbërritur në portin e Durrësit. Ndërkohe moti vazhdon te jetë i pa qëndrueshëm ,deti vazhdon të ketë dallge të forta,dhe për pasojë anijet e tonazhit të vogël dh peshkarexhat janë të bllokuara.

1601108624_80005f6ee170cb571.jpg

VIDEO nga Porti i Durrësit
 
Ora 08:58
Foto/ Stuhi shiu dhe erë në Tiranë, rrëzohen pemët, bashkia ndërhyn gjatë natës

Tirana është përfshirë gjatë orëve të natës nga reshje tepër të dendura të shiut dhe një stuhi e fortë ere, e cila ka shkaktuar jo pak dëme duke rrëzuar disa pemë në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit, ndërsa punonjësit e bashkisë janë në terren duke punuar për rikuperimin e dëmeve dhe në ndihmë të qytetarëve.

Sikurse shihni edhe nga këto foto, punonjësit e Bashkisë kanë punuar gjatë gjithë orëve të mbrëmjes dhe në mëngjes për të normalizuar situatën dhe për të eliminuar rrezikun për qytetarët.

Era ka qenë aq e fortë sa ka rrëzuar edhe pemë disavjeçare në disa rrugë të kryeqytetit.

Ora 08:13
Tiranë, shirat e dendur përmbysin rrugët gjatë natës, situata kthehet në normalitet gjatë mëngjesit

Gjatë orëve të natës, Tirana u përfshi nga shirat e dendura dhe stuhi të forta të ere duke shkaktuar përmbytje të disa akseve rrugore. Në video shihen rrugët e përmbytura nga uji, por kjo situatë ka zgjatur pak orë gjatë natës, pasi mëngjesin e sotëm situata është kthyer në normalitet dhe rrugët janë të  lira  nga 'pushteti' i ujit.

Ora 08:05
Erërat e forta thyejnë pemët, dëmtohen makinat në Shkodër

Moti i keq me rrebeshe shiu dhe erëra të forta ka shkaktuar probleme në disa akse rrugore në Shkodër kjo për shkak të thyerjes së disa pemëve. Për pasojë janë dëmtuar disa automjete që kanë qenë të parkuara.

Që prej orës 6 të mëngjesit Ndërmarrja e ujësjellës kanalizime në Shkodër kanë zbritur në terren për ndërhyrje në pikat më problematike ndërkohë që 4 fadroma janë duke punuar dhe menaxhuar situatën që të mos ketë bllokime të rrugëve nga uji.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi: 26/09/2020 13:53

    Pusetat i keni bere keq ne tirane duke i vendosur jo drejt dhe jo 20 cm nen nivelin e asfaltit,,si mund te hyje uji ne pusete kur jo eshte e shtrember dhe nuk ka te care ne trotuar sic i ka bere italiani tek bulevardi deshmoret e kombit....shiloji o erion veliaj sesi i ke phsetat tek bulevardi dhe riparo te gjitha pusetat ne tirane sepse jane bere gabim,,,prandaj permbytet tirana dhe jo bulevardi....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”