Pas disa orësh të bllokuar në det, 145 pasagjerë zbresin nga trageti i linjës Brindisi-Vlorë! Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit të pezulluara (VIDEO)

VLORË- Si pasojë e motit të keq, të shoqëruar me erë të fortë, sot janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Vlorë. Ndërsa anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar.

Pas disa orësh pritje në det, 145 pasagjerë kanë filluar të zbresin, pasi shkak të erës së fortë trageti i linjës Brindisi-Vlorë, i cili sot po kthehej nga Italia, nuk ka mundur dot të ankorohet në Portin e Vlorës. 

Trageti është ankoruar vetëm rreth orës 14:00 në portin e Vlorës. Për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq trageti nuk është ankoruar dot reth oreës 8 e 30 të mëngjesit ndërsa ankorimi është bërë rreth 6 orë me vonesë.

Pasagjerët të cilët kanë pritur në traget janë shprehuar se udhëtimi ka qenë mjaft i veshtirë ndërsa edhe nisja nga Italia është bërë me vonesë për shkak të kushteve meteorologjike. Trageti ka provuar dy herë për t'u ankoruar në orët e mëngjesit por nuk ka arritur për shkak të detit me dallgë dhe erë të fortë. Vetëm reth orës 14 trageti ka mundur të ankorohet.

Në bazë të parashikimit te kushteve hidrometeorologjike për 24 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj situata do të jetë si më poshtë: Era dhe deti në drejtimin Jug-Juglindje me forcë 5-6bft 10-15m/s brenda gjirit të Vlorës; Jashtë gjirit të Vlorës era dhe deti në drejtimin Jug-Juglindje me forcë 6-7bft deri 8bft 15-25m/s.

Përmisimi i kushteve hidrometeorologjike per mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit parashikohet të ndodhë në ditën e parë të shkurtit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:35
Pas disa orësh në pritje në det, qytetarët zbresin nga trageti i linjës Vlorë-Brindisi

1612100363_iiiiii.jpg

Pas disa orësh pritje në det, udhëtarët kanë filluar të zbresin pasi shkak të erës së fortë trageti i linjës Vlorë-Brindisi, i cili sot po kthehej nga Italia, nuk ka mundur dot të ankorohet në portin e Vlorës.

“Udhëtimi shkoi mirë, qëndruam 2 orë në det”, tha një qytetar.

“Kam pritur që në orën 10”, shtoi një tjetër.

“Kemi pritur 10 orë në det”, kështu thanë qytetarët.

“Nja 4 orë kemi qëndruar në det. Mirë shkoi udhëtimi ka pasur shumë dallgë”, vijoi një tjetër.

Ora 10:45
Moti i keq në Vlorë/ Trageti nuk ankorohet si pasojë e dallgëve të mëdha, 'bllokohen' 145 pasagjerë

145 pasagjerë nuk kanë mundur që të zbresin në port për shkak se trageti nuk ka mundur që të ankorohet si pasojë e dallgëve të mëdha. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se me përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike trageti do të rifillojë manovrat për zbritjen e pasagjerëve dhe makinave.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS