Moti i keq shemb një pjesë të banesës monument kulture në Gjirokastër (VIDEO)

Koha e keqe që përfshiu vendin për disa ditë me radhë  është bërë shkak për shembjen e murit anësor të banesës tre katëshe Çani në Gjirokastër, e cila është monument kulture i kategorisë së parë. Shembja e murit të banesës së braktisur prej 12 vitesh, ka rrezikuar jeten e kalimtareve në rrugën që lidh Pazarin Karakteristik me lagjen Meçite, ku edhe ndodhet godina.

Për këtë është lajmëruar edhe Drejtoria Rajonale e Kultures Kombetare Gjirokastër e cila ka marrë si masë fillestare ndalimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks. "Ne kemi marrë informacion në orët e para të mëngjesit   se është shembur një pjesë e banesës Çani.

Është një godinë e kategorisë së parë, por është e braktisur prej vitesh nga pronarët e saj. Në kushtet e motit të keq ka rënë një pjesë e kësaj banese. Sa u hap koha ne kemi vendosur një pritë e cila do të pengoje rënien e mëtejshme të gurëve në rrugë, e cila është një ndër kryesoret për kalimin e automjeteve në Gjirokastër" tha Vaso Polo, drejtor i DRKK Gjirokastër.

Shembja e murit të banesës Çani ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa nuk ka pasur dëme në njerëz.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Guardia di Finanza me monitorim nga ajri