Moti për sot/ Dielli ia lë vendin vranësirave...mesdita pritet me reshje shiu

Moti për sot/ Dielli ia lë vendin vranësirave...mesdita pritet me reshje shiu

Dita e sotme do të shoqërohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira mbizotërojnë deri në mesditë kur vranësirat shtohen në territorin shqiptar duke sjellë reshje, ku më të dukshme do jenë në Veri dhe Qendër. Sipas MeteoAlb parashikohet që gjatë natës në zonat e thella malore reshjet të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por rënie më të ndjeshme sjellin orët e mesditës duke u luhatur nga 3°C deri në 21°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Rajoni i Mesdheut dhe Europa Lindore do të përfshihen nga vranësira të dendura, të cilat do të sjellin reshje në këto zona. Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë veriun dhe Europën Qëndrore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet