Motra e Altin Balliut: Mos ia dëgjofsha emrin, prokurori Shytko më kriminel se ai që më vrau vëllanë! U ble nga trafikanti që zbardh dhëmbët (VIDEO)

KORÇË - Gjykata e Korçës vendos të kërkojë një eksperiment hetimor në lidhje me vrasjen e Altin Balliut, ngjarje e ndodhur në 17 janar 2019, teksa i dyshuar dhe në qeli është Olger Mustafa. Eksperimenti hetimor do të kryhet për të provuar nëse nga ngjarja e rëndë kishte rrezik edhe për jetën e miqve të të ndjerit që ndodheshin me të në momentin e krimit, e po ashtu pritet të kuptohet nëse vrasja ka ndodhur në gjendje të rënduar psikike, apo është me paramendim. Teksa në seancën e sotme gjyqësore pakët dhanë deklarimet e tyre përfundimtare, si avokati i të ndjerit, mbrojtja e të pandehurit, por edhe prokuroria, gjykata vendosi riçeljen e hetimeve, me argumentin se ka mangësi. Avokati i familjarëve të Altin Balliut, të cilët kërkojnë dënimin maksimal të autorit, Olgert Mustafa, tha se me këtë vendim faktohen dyshimet e tyre se prokuroria ka pasur mangësi në prova. Po ashtu, motra e Altin Balliut, hodhi akuza ndaj prokurorit të çështjes, se është i korruptuar.

Altin Balliu

Familjaret kërkojnë nga gjykata që prokurori Edmond Shytko të ndryshojë akuzën nga vrasje e thjeshtë sipas nenit 76, në vrasje në rrethana cilësuese neni 79 germa DH dhe germa Ë, e rrezikshme për jetën e shumë personave dhe vrasje kundër dy apo më shumë personave dhe armëmbajtje pa leje.

"Nuk di se çfarë do të vendosin më tutje por dua të vihet e drejta e tim vëllai në vend. Nuk ka pasur faj fare. Gjykata vendosi përsëri hetimin, por ky prokuror Edmond Shytko që kurrë mos ja dëgjofsha emrin, që mu bë pjesë, ai po bëhet më kriminel se ai që mi mori jetën tim vëllai. E bën çështjen gjasme depresioni, ai nuk ka depresion, ai është kriminel, ai qesh e zbardh dhëmbët, trafikant nuk hedh baltë mbi tim vëlla më ai. Të paktën të mbajë vendin të rri atje në birucë. Në seancë u vendos të rishqyrtohet edhe një herë çështja, por ky prokuror thotë të njëjtat gjëra.  Qënkërka ai i pafajshëm se e dhunuan, ai ka ardhur tre herë karshi tim vëllai, çfarë ishte dhunuar ai asgjë s'ka pasur, ç'pati me tim vëllai, si ka bërë asgjë se ka prekur. E ka paguar ai prokurorin, s'do mend që u vetëdorëzua ai. Dua të drejtën e tim vëllai, të vendoset dënimi sa më i rëndë për të. Nëse nuk jepet drejtësia do të bëj vetëgjyqësi, do ja gjejmë edhe anën ne siç janë këtu maskarenj në Korçë. prokurori është i korruptuar totalisht, jo si gjen dëshmitarët, ti gjejë, përse e ka vendosur shteti për të marrë lekët në kurriz të tim vëllai. me gjakun e tim vëllai ai nuk ka për ta shijuar jetën. Dua e drejta e tim vëllai të shkojë në vend", shprehet motra e Altin Balliut, Klodiana Rapçe. 

VIDEO/Deklarata e motrës së Altin Balliut, Klodiana Rapçe

"Gjykata pasi dëgjoi diskutimet përfundimtare të palëve në proces, si të prokurorit dhe të pandehurit, dhe ne si viktimë e kësaj vepre penale, u tërhoq për vendim ku konstatoi disa mangësi në hetime, të cilat i vlerësoi që duhej të riktheheshin edhe një herë këto hetime, për të bërë një eksperiment hetimor, duke caktuar vendin e qitjes, përcaktimin e personave, dhe a kanë qenë të rrezikuar persona të tjerë në momentin e qitjes, pasi prokurori apo pala tjetër pretendon që vrasje me dashje, ka pasur gjendje të rëndë psikike, ne pretendojmë që i është rrezikuar jeta edhe shokëve të të ndjerit Altin Balliu. Gjykata vlerësoi të bëhej eksperimenti duke njoftuar organin e akuzës dhe policinë shkencore për të provuar vendin e ngjarjes dhe gjithë kronologjinë e ngjarjes, nga fillimi dhe deri në përfundim. Ne kemi bërë kërkesat tona të vazhdueshme dhe cdo kërkesë e jona para gjykatës është pranuar sepse ka pasur realisht mangësi në këto akte, dhe gjykata ka vendosur të rikthehen përsëri aktet. Por këtë herë ne nuk kemi kërkuar kthimin e akteve, jemi mjaftuar me aq akte, sepse çdo deklarim i personave shkon në mënyrë të njëanshme, Ne kemi dyshim që janë deklarime tip, të njëjtë, dhe nga kronologjia e ngjarjes janë të njëjta pyetjet për të gjithë dëshmitë dhe dëshmitarët. Prokurori e mendon të tillë, që ka një vepër penale referuar nenin 76, ndryshe nga ne, dhe i pandehuri që pretendon vrasje në tronditje të rëndë psikike", tha avokati Suad Idrizi.

Avokati Suad Idrizi

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 04/02/2020 03:04

    Zonje po te me degjosh mua me vetegjyqsi nise ne fillim nga prokurori pastaj ate qelbesiren tjeter zhduke sa te dale nga burgu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të