Motra e ministrit Imami u gjet e
vetëvarur nga i shoqi,sot varrimi

Motra e ministrit Imami u gjet e <br />vetëvarur nga i shoqi,sot varrimi
Gjendet e vetëvrarë në shtëpinë e saj Alma Gjergji motra e ministrit Arben Imami, 53-vjeçarja i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Shërbimet shtetërore të emergjencës kanë marrë dje një telefonatë për ndihmë dje rreth orës 14:50 minuta. Telefonuesi ishte bashkëshorti i saj Bashkim Gjergji, gjithashtu një personazh i njohur publik, prej shumë vitesh drejtues i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Ka qenë bashkëshorti personi që ka konstatuar aktin fatal të së shoqes së tij 53 vjeçare.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar dy mjekë dhe një ambulancë dhe fill më pas edhe ekspertë të kriminalistikës nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Menjëherë u konstatua se 53 vjeçarja i kishte dhënë fund jetës ndërsa trupi i saj iu nënshtrua edhe autopsisë përgjatë gjithë pasdites së djeshme në morgun e Tiranës.
Sot paradite shoqërimi në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.

PROBLEMET
Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dje erdhi edhe konfirmimi zyrtar se 53 vjeçarja ka humbur jetën për shkak të aktit të kryer prej saj. Mësohet se Alma Gjergji ka humbur jetën të paktën 2 orë përpara se ta gjente bashkëshorti i saj në shtëpi. Nga ana tjetër burime policore kanë konfirmuar se 53 vjeçarja në vitet e fundit kishte shfaqur shenja depresioni dhe të mbylljes në vetvete. Këtë fakt hetuesit e kanë konfirmuar edhe nga kontaktet me shumë familjarë e të afërm të 53 vjeçares. Këta të fundit kanë qenë shumë të vëmendshëm që mediet të ishin sa më larg kësaj ngjarje dhe që çdo informacion apo e dhënë të mbetej Brenda rrethit të familjes apo të miqve. Fqinjë të familjes komentuan në mënyrë të përgjithshme ngjarjen dhe dy prej tyre thanë për Shqiptarja.com se 53 vjeçarja ishte një njeri shumë korrekt, e respektuar dhe që nuk përzihej asnjëherë dhe e impenjuar tërësisht në punët e veta.

FAMILJA
Alma Gjergji është bashkëshorte dhe nëna e një vajze e cila jeton në Francë. Ajo ishte ekonomiste me profesion dhe ka ushtruar deri vonë profesionin e saj. Në vitet e fundit 53 vjeçarja duket se ka pasur probleme psikologjike dhe për këtë shkak ajo mësohet se ka përdorur edhe ilaçe që e ndihmonin në lidhje me shqetësimet mendore dhe emocionale. Familja jetonte prej vitesh në rrugën Perlat Rexhepi, shumë pranë Fakultetit të Drejtësisë.

IMAMI NE SHTEPI PAS NGJARJES
Makina e Ministrit të Mbrojtjes Arben imami ka përshkruar dje me furi rrugët e zonës së ish bllokut vetëm pak minuta pas vdekjes së Alma Gjergjit, motrës së tij të vetme. Ministri ka zbriturr nga automjeti i tij ndërsa shqetësimi dhe tronditja lexoheshin lehtësisht nga mimika por dhe veprimet e tij. Imami është ngjitur me nxitim për në apartamentin ku jetonte e motra ndërsa një këshilltar dhe një mik i tij janë kujdesur gjatë gjithë pasdites së djeshme në lidhje me detajet e organizimit të ceremonisë mortore. “Ju lutem mos u afroni fare mundësisht. Askush nuk dëshiron të komentojë apo të flasë. Është një ngjarje familjare, mund të qëndroni në distancë të filmoni por nuk duam të na shqetësoni. Nëse do kemi diçka për të thënë dijmë ku të drejtohemi. Duhet të na kuptoni pasi është një problem dhe hall familjar dhe kemi nevojë për qetësinë tonë në këto momente”, - tha dje një i afërm i familjes.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Po rriten pensionistët por jo pensionet

Po rriten pensionistët por jo pensionet