Motra i shpëton jetën, historia e Megi dhe Orjada Kolës të hënën ekskluzivisht në “Rreze Dielli”

Dashuria për njerëzit e një gjaku është gjithmonë e madhe por rrallë ndonjëherë dëgjojmë gjeste të cilat na lënë pa frymë dhe na japin frymëzim.

E tillë është edhe historia e dy motrave të cilat tashmë janë më të lidhura se kurrë me njëra-tjetrën. Pas një sëmundjeje te gjatë, motra i fal njërën nga veshkat motrës tjetër duke i shpëtuar jetën.

E gjithë historia e rrallë do të rrëfehet ekskluzivisht nga dy motrat, Megi dhe Orjada Kola, në orën 10:00, ditën e nesërme (të hënën) në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv.

Historia është bërë e njohur nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, një javë më parë, duke theksuar se i gjithë transplanti është bërë falas në spitalin shtetëror. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, arrestohet shtetasi italian me qëllim ekstradimin në Spanjë! 59-vjeçari ishte dënuar për trafik narkotikësh

Durrës, arrestohet shtetasi italian me qëllim ekstradimin në Spanjë! 59-vjeçari ishte dënuar për trafik narkotikësh