Mourinho i 'futet' gjermanishtes, portugezi afër stolit të Borussia Dortmund

Mourinho i 'futet' gjermanishtes, portugezi afër stolit të Borussia Dortmund

Jose Mourinho

GJERMANI- Pas një mungese më shumë se një viti të 'The Special One' ose Jose Mourinho në futboll, portugezi pritet të marrë drejtimin  Borussia Dortmund. Në Gjermani mediat shkruajnë se 56- vjeçari është kandidati kryesor për të zëvendësuar Lucien Favre, i cili ende drejton prej një viti verdhezinjtë. 

Por ajo çfarë bëhet me dije është se tashmë Mourinho ka filluar mësimet e para për të mësuar gjermanishten. Aktualisht portugezi flet rregullisht 5 gjuhë dhe duket se aventura në Bundesliga do i kërkojë dhe një gjuhë të gjashtë. 

Portugezi ka trajnuar ekipe në Portugali, Angli, Spanjë apo Itali dhe kjo e ka bërë që të mësojë këto gjuhë. Ai di të flasë edhe frëngjisht, pavarësisht se nuk ka trajnuar në Francë por në Gjermani nëse ndodh e ka për herë të parë. 56- vjeçari aventurën e fundit e pati në Angli me Manchester United ndërkohë prej 1 viti është në kërkim të një ekipi të ri, deri tani ka qenë i pafat, por duket se do të shkojë tek Dortmund, edhe pse taktika e tij e lojës ndryshon shumë me atë të verdhezinjve. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit