Durrës/ Mozaiku i Meandrit në bodrumin e një pallati 13-katësh, mbuluar nga ujërat e zeza! Sako: Të zhvendoset në muzeun arkeologjik

Mozaiku i Meandrit një ndër monumentet më të bukura të kulturës prej vitesh është lënë në bodrumin e një pallati, mbuluar nga ujërat e zeza. Kryebashkiakja e Durrësit kërkon nga Ministria e Kulturës që monumenti të zhvendoset në muzeun arkeologjik.

Mozaiku i Meandrit monument kulture i kategorisë së parë është një ndër thesaret e fshehura dhe të harruara të Durrësit.

Mozaiku i Meandrit i ndërtuar me teknikën bardhë e zi i vendosur në bodrumin e pallatit i përket shekullit të parë të erës sonë.U zbulua në vitin 2005 kur u hapën themelet e pallatit 13 katësh në lagjen nr 11 të qytetit bregdetar. Për vite me radhë qendroi në bodrumin e këtij pallati i pavijueshëm nga turistët dhe i mbuluar nga ujërat e zeza.

Së fundmi pallati 13-katësh i dëmtuar nga tërmeti iu nënshtrua rikonstruksionit dhe mozaiku u pastrua nga mbeturinat, por sërish mbetet në kushte të papërshtatshme për vizitorët.Gjendjen e mozaikut e tregon e tregon inxhinieri i kompanisë që ka punuar për rikonstruksionin e pallatit.

 “Gjithë pasurinë arkeologjike këtu e gjetën në një gjendje të rënduar me ujëra ë zeza . Është bërë pastrimi i gjithë zonës dhe përforcimin e objektit. Punimet që kemi bërë s’kanë prekur pasurisë arkeologjike. Kërkesa jonë është që instituti ti japë vlerën që i takon. Monument i kategorisë së parë, duhet të zhvendoset nuk i takon një pasurie kaq të madhe poshtë rrënjave të këtij objekti ekzistues” u shpreh Rudi Lulaj inxhinier.

Ndërsa kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako përmes një statusi në facebook kërkon nga Ministria e Kulturës që mozaiku i Meandrit të zhvendoset në Muzeun Arkeologjik të Durrësit në mënyrë që  të vizitohet nga qytetarët dhe turistët. Ky mozaik i punuar në teknikën bardh e zi i përket shekullit të I të erës sonë dhe ka në brendësi simbolin e Meandrit ose të diellit në lëvizje. Ka formën e kryqit të thyer dhe pjesë të këtij simboli mitologjik janë dhe shenjat e rrufeve.

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leo: 29/06/2023 00:45

    Durresi, po te ishte Bota ne rregull dhe njerezit normal nga trute, DUHEJ te mos ekzistonte me si qytet, por vetem si port dhe ndermarje peshkimi e ndoshta edhe si kantjer detar ku mund te ndertoheshin anije te tonazheve te ulta dhe peshkarexha e ndoshta edhe ndonje e tonazhit te mesem... Durresi DUHESH te shpallesh i gjithi si qytet "Monument Historik dhe Arkellogjik' qe ruhet nga shteti dhe UNESKO. Pak pallate te punonjesve dhe stafit inxhinjerik dhe drejtues te ndermarjeve te lartpermenduara mund te ndertoheshin vetem ne ish keneten e Durresit, me blloqe katrore banimi te ndara me rruge te drejta e parqe e lulishte ku ne mes te tyre te ishte vetem nje qender tregetare dhe shitore me te gjitha produktet e sherbimet e duhura. Nje kinema e teater sebashku ne nje ndertese dhe kaq... Po kjo behet vetem dhe vetem ne Sistemin e Shenjte Komunist dhe jo ne kete tmerrin e perçudnimin e zvetenimin e thelle e te tmerrshem kapirtadhist.

    Përgjigju
  • Liko: 28/06/2023 11:44

    Ato qe kane ndertuar e kan pare shume mire qe ai mozaik eshte aty. I takon me shku ne burg. Neni 160 e denon nga 2 deri ne 8 vjet burg.

    Përgjigju
  • Tirona: 28/06/2023 08:30

    Kete propozim qe ben kryetarja e bashkise eshte i gabuar. Pallati te prishet, banoret te demshperblehen 100% ndersa mozaiku te qendroje ne shtratin e tij mijra vjecar se keshtu thill me teper vizitore te huaj …

    Përgjigju
  • Iris: 28/06/2023 05:15

    Eshte turp qe kane lejuar ndertimin e pallatit mbi te!Kush dha lejen duhet te pergjigjej penalisht dhe se dyti,termeti do te kishte qene nje justifikim i mire per t'a hequr ate perbindesh te shemtuar qe eshte ngritur mbi te,kurse keta vajten dhe e restauruan,kur shume mire mund t'a kishin mbuluar mozaikun qe ndoshta eshte pjese e ndonje vile me te madhe antike,pra t'a kishin mbuluar te gjithe mozaikun me material sic mbulohen monumentet ne bote per t'i ruajtur nga bombardimet dhe t'a kishin hequr xhenieret me dinamit pallatin e demtuar nga termeti.Po kush t'a beje keta qe /restaurojne/ shkeljen e krimin,se te ndertosh pallat mbi nje sit arkeologjik vetem krim eshte dhe eshte krim injorance,lakmie e korrupsioni bashke.

    Përgjigju
    • Pjeter: 28/06/2023 08:03

      Iris, eshte rezultati i shtazerise 30 vjecare te shqiptareve! E thone shume nga ata qe jane ne fushen e arkiologjise, Durrsi me gjithe demet e pa llogariteshme, eshte thesari i Shqiperise, por duhet rrafshuar gjysma e tij!! Duhet te kete nje venendjen buxhetore te kenaqeshme nga shteti, sepse eshte nje rikthim i shum fishuar i garantuar per shtetin dhe Durresin.

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Rithemelimit, mbledhja e Këshillit Bashkiak zhvendoset online

Protesta e Rithemelimit, mbledhja e Këshillit Bashkiak zhvendoset online