'Mrekulli e Lieg', njihuni me fshatin që nuk ka asnjë rast me COVID që nga fillimi i pandemisë

'Mrekulli e Lieg', njihuni me fshatin që nuk ka asnjë rast me COVID që nga fillimi i pandemisë

Fshati Lieg

Nëse mendoni se e gjithë Gjermania po përpiqet të mbajë në kthetra COVID, në fakt ekziston një fshat në këtë shtet që nuk ka patur asnjë rast të shënuar që nga fillimi i pandemisë.

Fshati Lieg, me një popullsi prej 400 banorësh, nuk ka regjistruar asnjë të infektuar gjatë 14 nmuajve që bota është “mbërthyer” nga pandemia.

Banorët e këtij fshati e gjejnë veten në mes të një historie kaq të pabesueshme saqë njerëzit po flasin për "mrekullinë e Lieg". Që nga fillimi i pandemisë, 3.25 milion njerëz në të gjithë Gjermaninë kanë qenë të infektuar me COVID-19 dhe në pjesën më të madhe të vendit, nivelet e larta të incidencës kanë çuar në mbyllje.

Edhe pse 90% e banorëve të fshatit udhëtojnë për të punuar, sërish asnjë prej tyre nuk e ka futur virusin në fshat. Banorët thonë se një nga arsyet që mund të ketë çuar në këtë “mrekulli” është fakti se banorët janë të gjithë të disiplinuar dhe respektojnë rregullat.

Nga ana tjetër, ata shprehen se asnjëri në fshat nuk dëshiron të infektohet i pari dhe kjo mund të ketë ndikuar në “mburojën” e deritanishme nga COVID.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit