MSH bllokon volejbollin, federata: Jemi i vetmi vend në Europë pa aktivitet, ekspertët nuk morën parasysh kushtet

MSH bllokon volejbollin, federata: Jemi i vetmi vend në Europë pa aktivitet, ekspertët nuk morën parasysh kushtet

Federata Shqiptare e Volejbollit ka reaguar ashpër ndaj refuzimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të nisur aktivitetin i ndërprerë që prej fillimit të pandemisë në muajin mars. FSHV thotë se Ministria e Shëndetësisë nuk e ka marrë fare në konsideratë mënyrën se si luhet volejbolli, pasi ai nuk ka atë rrezik që pretendohet për përhapjen e pandemisë. FSHV e cilëson përgjigjjen si shabllon dhe thotë se Shqipria është i vetmi vend në Europë pa volejboll.

Deklaratë për shtyp e Bordit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Volejbollit

Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) shpreh keqardhjen dhe indinjatën e saj për për vendimin e datës 19 tetor 2020, që refuzon rifillimin e sportit tonë. Pas shumë kërkesave të përsëritura prej një periudhe 7-mujore nga FSHV-ja, dhe në momentin kur mendonim se do t'i riktheheshim fushës së lojës, vjen dhe përgjigja më e pakuptimtë e Ministrisë së Shëndetsisë e cila vazhdon të ndalojë aktivitete në mjedise të mbyllura të kampionateve kombëtare të volejbollit.
Ndërkohë që janë hapur e funksionojnë palestrat e “fitness”-it, qendrat tregtare, transporti publik, baret, restorantet, shkollat, kinematë, etj., Ministria e Shëndetsisë e konsideron sportin e volejbollit me rrezikshmëri të lartë në përhapjen e virusit “Covid-19”! Një gjë e tillë vjen teksa ekspertët e mjekësisë dhe shëndetit anembanë botës e kanë ulur nivelin e perceptimit të rrezikut për shumicën e sporteve në përgjithësi dhe volejbollit në veçanti.
Ajo që duhet theksuar është se kjo përgjigje e Ministrisë së Shëndetsisë nuk merr parasysh as faktin se volejbolli ka një veçanti, që ekipet janë të ndarë nga njëri-tjetri dhe lojtarët luajnë në një fushë 162 m2, e cila ndodhet në një hapësirë 800 m2 minimumi. Edhe elementet e tjerë që përbëjnë lojën e volejbollit zhvillohen në fraksione të sekondës, gjë që e bën të pamundur transmetimin e "Covid-19".
Duke marrë parasysh këto fakte, është shqetësuese që Ministria e Shëndetsisë nuk thellohet, pavarsisht informacioneve të shumta që i kemi dërguar se si po menaxhohet ky sport në rajon e më gjerë. Kjo nënkupton se Komiteti i Ekspertëve nuk është thelluar fare në këto specifika, duke përcjellë një përgjigje shabllon.
Kjo është në kontrast të plotë me atë që në të gjithë Evropën po luhet volejboll, duke filluar nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, etj, e për të kulmuar me Italinë, që është edhe epiqendra e "Covid-19" në kontinent. Ndeshjet e Ligës së Volejbollit atje i ndjekin dhe spektatorët e distancuar.
Së fundmi, por jo më së paku, duke patur parasysh edhe faktin se i kemi dërguar autoriteteve përkatëse një protokoll shëndetsor anti-Covid-19 të bazuar në modelet më të mira anembanë Evropës, por dhe ai që po përdoret në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, ku rastet janë më të shumta, por volejboll luhet. Federata Shqiptare e Volejbollit e cilëson përgjigjen e Ministrisë së Shëndetsisë, në rastin më të mirë, një vlerësim të bazuar në paaftësi për të gjykuar mbi arsyetim të shëndoshë, dhe, shpreh gatishmërinë e saj të riulet me ekspertët për të bërë të mundur të luhet sport.
Ndërkohë, i bën thirrje Ministrisë së Arsimit, Rinisë e Sportit të zgjohet nga "gjumi letargjik" si ministria pergjegjëse për mbarëvajtjen e sportit në Shqipëri.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit