'Mu zotua se çështjen do ta ngrejë në qeveri', zëvendëskryeministria e Kosovës pas takimit me Braçen: I kërkova heqjen e taksës për rrugën e Kombit

'Mu zotua se çështjen do ta ngrejë në qeveri', zëvendëskryeministria e Kosovës pas takimit me Braçen: I kërkova heqjen e taksës për rrugën e Kombit

Pas një takimi me homologun e Shqipërisë Eion Braçe, Albulena Halimaj, zëvëndëskryeministria e Kosovës, thotë se i ka kërkuar atij heqjen e taksës së rrugës së Kombit të paktën për dy muajt e verës, deri më 15 shtator. Halimaj thotë se Braçe i është zotuar që çështjen do ta ngrejë në mbledhjen e Qeverisë Shqiptare, ndërsa gjithashtu ka marrë nga ai garancinë për realizimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.

"Sot pata kënaqësinë ta takoja në Tiranë, zv/kryeministrin e Shqipërisë, Erion Braçe, me të cilin biseduam për organizimin e mbledhjes së dy qeverive që pritet të mbahet në muajin shtator në Shkodër.

Në këtë takim kam kërkuar nga zv/kryeministri Braçe që Qeveria Shqiptare t'i shqyrtojë të gjitha mundësitë për pezullimin e taksës në Rrugën e Kombit për të gjithë qytetarët e Kosovës deri më 15 shtator.

Po ashtu kam kërkuar që brenda këtij muaji të eliminohen të gjitha barrierat që po pamundësojnë jetësimin e plotë të marrëveshjeve të arritura më herët siç është pika doganore e Kosovës në Durrës, unifikimi i kodit doganor, njohja e dokumentacioneve reciproke për eksport dhe import, si dhe kërkesën e Odës së Farmacistëve të Kosovës për listën e çmimeve të barnave esenciale.

Falënderoj zv/kryeministrin Braçe i cili u zotua se çështjen e taksës në Rrugën e Kombit do ta ngrisë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Shqipërisë, si dhe shprehu angazhimin e tij dhe vullnetin e shprehur në realizimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.

Unë me kënaqësi do t'i vazhdoj projektet e nisura në kohën e koordinatorit kombëtar të dy qeverive, z. Fatmir Limaj dhe gjithë përkushtimi im do të jetë në funksion të jetësimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura më herët dhe marrëveshjeve të reja mes dy vendeve që për qëllim kanë lehtësimin e jetës së qytetarëve andej e këndej kufirit,"-shkruan Albulena Balaj Halimaj.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 13/07/2020 18:04

    NUK KA pse te hiqet taksa e rruges te kukesit,,,ne me ato para riparojme kete aks te gjate,,,pa kete takse nuk mirembahet rruga,,,e gjithe europa me taksa i miremban rruget,,,biles kryeministri rama ta ngreje taksen nga 5 euro ne 15 euro per veturat dhe 40 euro per kamiona dhe autobuze...ne frejus ne tunelin mes frances dhe italise 5 km i gjate paguan 5 euro,,vetem per te kaluar tunelin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët