Muça: Katër mesazhet kontradiktorë të Metës që tregojnë se ka humbur kontrollin

Muça: Katër mesazhet kontradiktorë të Metës që tregojnë se ka humbur kontrollin

Pasi Kolegji Zgjedhor e rrezoi dje, Ilir Meta ka dale sot qe pa gdhire  per te thene kater mesazhe:

1-Eshte Gjykata Kushtetuese qe vendos nese eshte dekreti i tij kushtetues;

2- Negociatat nuk do hapen kurre po u bene zgjedhjet;

3- Nuk do jape kurre doreheqjen derin ne fund te mandatit te tij;

4- Presidenti eshte i vetmi qe vendos date zgjedhjesh.

Tani le t’i çmontojmë me radhë të gjitha, për të kuptuar se si Ilir Meta sot ishte tërësisht i dorëzuar, i ç’kontrolluar, e pa argument ne ate qe perpiqej te thoshte ne nerva e siper.

1- E nisim nga e para,  cfare thote Gjykata Kushtetuese?

Mjafton te shohim precedentin e vitit 2017 në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit, teksa pas paktit Rama-Basha dy palët ranë dakord për të shtyrë zgjedhjet me një javë. Vendimi i Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve në 2017 u ankimua nga partia Forca Rinia, por Gjykata Kushtetuese deklaroi para dy vitesh, kur ende nuk ishte shkrirë nga vettingu se kundërshtimi i dekretit të Presidentit, asokohe Bujar Nishanit, i cili ndryshoi datën e zgjedhjeve nuk ishte në juridiksionin e shqyrtimit nga Gjykatës Kushtetuese.

Para dy viteve, Gjykata Kushtetuese deklaronte se sipas rastit, (në varësi të natyrës së kërkimit apo thelbit të mosmarrëveshjes) kundërshtimi i dekretit të Presidentit mund të jetë objekt i shqyrtimit nga gjykatat administrative apo në juridiksionin e Kolegjit Zgjedhor. Pra duke ardhur në situatën aktuale, dekretit i Presidentit Meta mund të dërgohet nga shumica në Gjykatën Administrative ose në Kolegjin Zgjedhor.

2- Meta u shpreh sot se nese zhvillohen zgjedhjet ne 30 qershor, negociatat nuk do hapen kurre. Por Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker,  ne fakt thote krejt te kunderten.

“Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve Shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen,përndryshe prespektiva europiane e Shqipërisë do të vonohet.”, u shpreh ai në nje konference per mediat krah kryeministrit Rama.

3- Meta sot tha se s’do jape kurre doreheqjen, nderkohe qe me shume se nje here, ai eshte shprehur me pare se eshte gati te jape doreheqjen, madje te vetesakrifikohet.

4- Meta tha se Presidenti esht i vetmi qe vendos nje date zgjedhjesh. Dhe ai ka te drejte.

Thene kete, edhe daten 30 qershor Presidenti e ka vendosur, e  jo Kuvendi. Por kur Presidenti lajthit dhe anullon zgjedhjet,  akt qe Kushtetuta se njeh dhe se lejon, te gjithe duhet ndjekin veprimet kushtetuese te Presidentit (pra dekretimin e 30 qershorin si date zgjedhjesh), jo shkeljet qe lene shqiptaret pa te drejte vote. /Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ligji: 25/06/2019 11:24

    paster .sakt.shqip.dhe sipas ligjit!!te lumt dora gerti kush shqiptar bon xhelozin le te shkoje aty nga ka dale.ke saliu dhe meta

    Përgjigju
  • Langua i Skraparit i lyer me floririn e popullit: 25/06/2019 10:55

    Ky i ka thene mendjes ik pirdhu dhe ka rrjedhur.Eshte si ne nje ndeshje futbolli qe pasi arbitri ka deklaruar nje gol per nje skuader dhe loja ka rifilluar nga mesi i fushes,te kthehet pas disa minutash dhe te thote se goli qe ai njohu si te rregullt dhe loja qe ishte ne vazhdim duhet te nderpritet,sepse ai ka qene nen efektin e droges apo...ne rastin e Metajt nga Skrapari,sepse e shoqja,Saliu,Lyli e Co i tremben Drejtesise se SPAKUT....Tutkun kriminel!E kruan bythen me fik deti dhe do i haje sa te jete gjalle...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan