Muça: Lëreni Metën e Berishën të kërkojnë armatosje

Muça: Lëreni Metën e Berishën të kërkojnë armatosje

Ju kujton gjë fjalia ”i bëj thirrje popullit të armatoset, po po, të armatoset”.? Ishte prilli i vitit 2016, kur Sali Berisha, fiks tre muaj përpara votimit të reformës në drejtësi (22 korrikut të 2016-ës ku me urdhër të SHBA-ve, PD dhe LSI shkuan kokëulur dhe votuan pro reformimit të sistemit gjyqësor), i bënte thirrje popullit të armatosej. Lufta e tij dhe e atyre që ishin kundër reformës në drejtësi vazhdon, me të njëjtën thirrje edhe pse me fjali të ndërtuar ndryshe në rënditjen e pjesëve përbërëse të saj.

Sot, Ilir Meta, me nervat tel, për të tretën ditë me radhë doli dhe sulmoi SHBA-BE, qeveri e institucione duke përsëritur atë që Sali Berisha e thoshte tre muaj para votimit të reformës në drejtësi. Ilir Meta sot hodhi sërish sot në publik tezën e armatosjes së popullit me pretekstin se në vendin tonë ka vdekur demokracia. Ai e bën këtë deklaratë fiks në momentin kur Gjykata Kushtetuese po ngrihet me bekimin e SHBA-BE dhe e bën njëlloj si Sali Berisha, si mjetin e fundit të presionit për të përfituar ndonjë pazar të mirë në favor të tij. Sali Berisha (dhe jo vetëm) kishte tmerr votimin e reformës në drejtësi, siç Ilir Meta i trembet si ”djalli temjanit” ngritjes së Gjykatës Kushtetuese për shkak të nëpërkëmbjes së pambarimtë që i ka bërë Kushtetutës së Republikës.

Thirrja e Ilir Metës sot të kujton thirrjen e Sali Berishës para tre vitesh e gjysmë dhe në fakt, mes deklaratave të dy miqve të ngushtë nuk ka asnjë dallim as në qëllim e as në nëntekst. Njëlloj si Sali Berisha dje që kërcënonte me armatosje të popullit për të mos lejuar reformën në drejtësi të votohet edhe sot Ilir Meta përdori të njëjtën strategji, për të mos lejuar që Gjykata Kushtetuese të ngrihet e fillojë punën. Nuk është sekret dobësia që Ilir Meta ka për Sali Berishën dhe këtë ai e ka konfirmuar më shumë se njëherë edhe vetë publikisht. Ndaj nuk është e vështirë të shkohet në konkluzionin se si njëri dhe tjetri janë të një shkolle politike dhe janë në një llogore, sidomos kur vjen puna të reforma në drejtësi e cila është një halë e madhe që mund t’i verbojë përfundimisht që të dy.

Por, megjithatë, Sali Berisha dje dhe Ilir Meta sot duhen mirëkuptuar për hallin që kishin dhe vazhdojnë të kenë. Në kushtet kur SHBA-BE dhe drejtësia e re nuk mund të bëjnë kompromis me të shkuarën politike të askujt dhe as me të ardhmen e vendit, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë të drejtë të jenë të frikësuar dhe të kërkojnë armatosjen e popullit. Pasi tek e fundit, askush nuk ndjek më asnjërin, sepse asnjëri nuk mendon për interesa të tjera veç interesave të tyre personale. Ndaj, lërini të kërkojnë armatosje të popullit, pasi sa më shumë e bëjnë një gjë të tillë, aq më shumë i tregojnë qytetarëve frikën e tyre të madhe dhe hallin që i ka zënë. Të tjerat qytetarët i dinë mirë dhe instikti i tyre nuk gabon asnjëherë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës