‘Mund të realizohet vënia në punë e një projekti të rëndësishëm’, njihuni me horoskopin për ditën e enjte

‘Mund të realizohet vënia në punë e një projekti të rëndësishëm’, njihuni me horoskopin për ditën e enjte

Horoskopi

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Në dashuri kjo është një e enjte jo fort e këndshme për çiftet. Sidomos ata që kanë jetuar një histori prej disa kohësh, këtë të enjte mund të preken nga pakënaqësi gjithnjë e më e madhe ndaj gjysmës tjetër.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Në dashuri ka ende pak tension, por asgjë që nuk mund të diskutohet përmes një dialogu konstruktiv. Nga ana tjetër, në punë nëse keni biznesin tuaj, dita e enjte duket premtuese.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Në dashuri mes të enjtes dhe të premtes më në fund mund të merrni disa përgjigje, e rëndësishme është të jeni të qartë! Në punë, për ata që janë gati të përfshihen, do të ketë mjaft të reja.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Qiell interesant për takime, përfitoni nga kjo ditë feste për të kaluar kohë me një person të veçantë. Në punë disa telashe do të kthehen, ndaj kushtojini vëmendje financave.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Yjet janë intriguese për dashurinë, nëse jeni të interesuar për një person, çfarë prisni të dilni përpara? Sakaq në punë angazhimi juaj do të shpërblehet shumë shpejt.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Në dashuri kohët e fundit partneri juaj ju duket i largët, nëse ka diçka që nuk shkon, është mirë të jeni gjithmonë të qartë dhe të flisni për këtë. Gjithsesi në punë situata është në lëvizje, zgjidhjet janë në rrugë të mbarë.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Këtë të enjte jeni padyshim nervozë, ju duket sikur duhet të kapeni për gjithçka, por kujdes me fjalët tuaja, mund të lëndoni dikë! Në punë, përpiquni të mos e mbingarkoni veten.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Një qiell interesant këtë të enjte, takimet për lidhje janë të preferuara ndërsa ata që janë në një lidhje prej kohësh kanë gjetur më në fund pak qetësi me partnerin. Në punë nëse keni biznesin tuaj, konfirmimet mund të vijnë gjatë kësaj dite.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Yje pozitivë për dashurinë, nëse jeni beqarë është koha të zgjeroni rrethin tuaj të njohjeve. Kush e di se një miqësi nuk rezulton të jetë diçka më shumë. Lajme vijnë në punë, kontaktet me qytete të tjera inkurajohen.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Në dashuri më në fund keni gjetur një qetësi më të madhe, por nëse ka diçka që nuk ju bind plotësisht, është mirë të flisni gjithmonë qartë. Në punë nuk mungojnë përgjegjësitë, por nëse keni nevojë, mos hezitoni të kërkoni ndihmë.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Qielli është i rëndësishëm për çiftet që e duan njëri-tjetrin, nuk e përjashtoj mundësinë e vënies në plan të një projekti të rëndësishëm. Në punë dëshironi të përfshiheni dhe ky mund të jetë momenti i duhur për ta bërë këtë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Afërdita është në favor të të lindurve në shenjën tuaj dhe jep emocione të mrekullueshme, por kujdes nga mosmarrëveshjet e vjetra. Në punë mund të përfundoni një projekt të nisur kohë më parë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit