'Mundohuni të mos jeni shumë impulsiv...',  zbuloni çfarë thonë yjet për ju sot

'Mundohuni të mos jeni shumë impulsiv...',  zbuloni çfarë thonë yjet për ju sot

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Shmangni diskutimet në dashuri sepse jeni veçanërisht nervoz. Këtë të premte rrezikoni të përfshiheni nga tensioni edhe në vendin e punës. Fjala e parë dhe e fundit është qetësohu!

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Për ata që jetojnë në një marrëdhënie të qëndrueshme në çift, periudha është jashtëzakonisht e favorshme, ndërsa ata që janë beqarë mund të përjetojnë aventura të bukura.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Për ata që janë vetëm dhe duan të bëjnë takime të reja, është e nevojshme të merreni me to, ndoshta duke planifikuar një dalje të këndshme. Do të merrni oferta pune, por kujdes, nuk është e thënë që janë të duhurat për ju.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Jeni më të qetë se ditët që sapo kanë kaluar dhe mund të shihni zgjidhje që nuk i keni parë deri më tani. Profesionalisht gjithçka po merr kthesën që keni shpresuar.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Nëse jeni vetëm, mos u kapni nga trishtimi dhe mos u hidhni në sherr, rrini me njerëz të rinj. Mund të planifikoni projekte pune, tani është koha e duhur.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Nuk është një periudhë e mirë për ju, jeni gjithmonë shumë të prirur për të pasur diskutime që nuk çojnë në asgjë të mirë në dashuri. Edhe puna për momentin nuk po shkon në mënyrën më të mirë.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Mund të keni komplikime në marrëdhëniet sentimentale. Është një moment paksa i vështirë edhe në nivel profesional, ndoshta është më mirë të kërkoni sqarime.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Mundohuni të mos jeni shumë impulsiv, sjellja juaj mund të largojë personin që doni. Duhet ende pak kohë që planet tuaja të punës të realizohen.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Do të jetë një ditë pozitive, edhe nëse nuk jeni saktësisht në formën tuaj më të mirë. Në punë përgatituni për ndryshime.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Mundohuni të jeni të duruar me partnerin, këtë të premte jeni veçanërisht të shqetësuar. Gjendja juaj shpirtërore nuk do jetë e favorshme as në planin profesional.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Do të rikthehet harmonia në çift për ata që kanë kaluar një periudhë tensioni. Në punë dëshironi të ndryshoni.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Jeni në një fazë rikuperimi përsa i përket marrëdhënieve sentimentale. Në punë, nëse nuk hezitoni dhe hidheni në aventura të reja profesionale, mund të shpërbleheni.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak

KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak