Mundohuni të ruani qetësinë në dashuri... horoskopi për sot

Mundohuni të ruani qetësinë në dashuri... horoskopi për sot

Horoskopi

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Mos jini debatues në dashuri, duhet të jeni të mençur dhe të durueshëm. Në punë do të jetë e mundur deri në fund të muajit të finalizohet një marrëveshje!

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Muaji shtator, në dashuri, përfundon me tensione. Duhet të sqaroheni me dikë. Në punë, keqkuptime të vogla në horizont, por gjithçka do të zgjidhet!

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Horoskopi premton gjëra të mira në dashuri, ju dëshironi të kompensoni të gjithë kohën e humbur. Në punë duhet të qëndroni të qetë dhe do të arrini të gjeni qetësinë shpirtërore. Nga ana tjetër, Jupiteri është me ju!

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Hëna është në anën tuaj, por ka diçka që nuk shkon me dashurinë. Në punë, edhe aty gjërat nuk duken fort mirë, do të duhet të bëni kompromis!

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Mundohuni të ruani qetësinë në dashuri. Duhet t’i lini gjërat t’ju rrëshkasin, pa u përfshirë polemika. Në punë, përpara se të pranoni një propozim do të ishte mirë të mendoheni pak më shumë!

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Në dashuri, qielli ju buzëqesh dhe dy ditët e ardhshme janë të rëndësishme. Në punë, mos vallë ka ardhur koha për të lëvizur përsëri?!

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Nëse jeni beqar duhet të keni besim te të tjerët dhe të rizbuloni të njëjtin pasion si gjithmonë. Në punë po kërkoni stabilitet por kujdes sepse nervozoheni lehtë!

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Keni dyshime në dashuri? Epo, besojini atyre që janë në gjendje t’ju dëgjojnë. Në punë, mos u përfshini në çështje më të mëdha se ju. E nga ana tjetër duhet të largoni pak hutimin!

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Në dashuri, përpiquni ta shihni të ardhmen në një mënyrë tjetër. Në punë favorizohen ata që janë në kontakt me publikun. Mundësitë janë aty!

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Në dashuri jeni paksa të pavendosur, përpiquni të kapërceni problemet. Në punë, lajme të mira po vijnë!

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Dielli dhe Afërdita janë në anën tuaj. Bëni zemrën tuaj të pastër. Në punë përpiquni të qëndroni të qetë dhe të kapërceni problemet!

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Hëna është në anën tuaj, Venusi nuk është kundër, por horoskopi nuk bën mrekulli ndaj dhe në dashuri duhet të qëndroni të qetë. Në punë dëshironi të ndryshoni jetën tuaj, por realiteti është ndryshe!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD