Rama: Duket absurde, por do i sjellim punëtorët nga jashtë, kombinojini me të bashkisë..vini në punë dhe 'juristët' e kafeneve' (VIDEO)

DURRËS- Durrësi, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ka qenë ndalesa e parë e kryeministrit Edi Rama, pas konferencës së Donatorëve në Bruksel, ky inspektoi punimet e një pallati. Hapja e shumë kantiereve të ndërtimit të në njëjtën kohë, ashtu siç është raportuar edhe më herët, ka nxjerrë në pah mungesën e fuqisë punëtore dhe për këtë kreu i qeverisë tha se pavarësisht se tingëllon absude, do të punësohen të huaj në mënyrë që procesi i rindërtimit të përfundojë sa më shpejt. Për këtë, qeveria ka propozuar ndryshime në ligj që lehtëson procedurat për marrjen e vizave, e ndërsa sot Rama paralajmëroi ndryshime të tjera, në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit. Gjatë inspektimeve në zonën e plazhit në Durrës, Rama tha shumë shpejt do të nxirret vendimi që punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë t'i bashkohen privatit, kështu ata do të paguhen më shumë, por edhe rindërtimi do të përfundojë edhe më shpejt.

"Ky është problemi kryesor, nuk e keni vetëm ju. Duam punë, duam punë, por kur vjen puna te puna mirë që duan punë shteti, por kur u thua hajdeni kualifikoheni, jo të gjithë janë. Megjithatë ne kemi kaluar ligjin e ri për të lehtësuar maksimalisht sjelljen e fuqisë punëtorëve nga jashtë. Sado absurde që duket, po ky është fakti. Do i sjellim punëtorët nga jashtë nuk kemi ça bëjmë. Vijnë tjerët nga fundi i botës të punojnë në Shqipëri dhe këtu të gjithë duan rroga shteti. Punëtorët e Bashkisë të ndërmarjeve, merrini dhe atashojeni dhe ata të marrin më shumë. Që do të thotë janë punëtor ndërmarjesh, këta janë gati të punojnë, jepuani privatit këta janë të gatshëm t'i paguajnë aq sa paguajnë dhe të paguhen më shumë. E bëjnë në kushteve e rindërtimit. Punëtorët e ndërrmarjes e kanë për detyrë të punojnë, paguhen më shumë dhe kaq. Do ë bëjmë edhe këtë vendim, po e thashë paraprakisht që ta kombinojmë. Vijnë tjerët nga fundi i botës për punë, këtej s'ka punë", tha Rama.

Në çdo hyrje pallati janë vendosur njoftimi për rrugën që duhet të ndjekë çdo banorë, banesa e së cilëve është shpallur e pabanueshme. Deri më tani duke folur me gjuhën e shifrave, mësohet se janë bërë 6000 aplikime në 64 zyrat e hapura. Megjithatë, zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda buri theksin se duhet më shumë ndërgjegjësim.

Gjatë ikjes, Rama takoi disa të rinj që po qëndronin në kafene, duke bërë batuta me ta se përse në këtë orë nuk janë në punë.

Rama: Po këta, urdhëro. S'ka punë dhe rrinë gjithë ditën. Hë mo çuna mirë? S'ka punë ëë
Djali: S'ka punë
Rama: Po hajde pra puno këtu
Djali: Ndërtim?
Rama: Pse ça do të punosh ti, doganier?
Djali: Kam mbaruar shkollën unë
Rama: EE ke mbaruar shkollën ti
Rama: Jurist...

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • venera durrsakja: 19/02/2020 00:38

    NUK I thuhet tjetrit zoti kryeminister ,,pse rri ne kafe shko e puno ne ndertim,,ose une do sjell punetore nga jashte,,,sepse jeni ju politikanet shqiptare qe nuk menduat per durrsaket por ja masakruat plazhin me pallate ne vend qe te benit aty hotele te bukura apo resorte qe durrsaket te punesoheshin neper keto hotele -resorte apo locale,,,je ti fajtor edi ,,por me shume saliu,,nano,,meta,,dhe dako,,qe e masakruat plazhin e durresit,,t'ju vije turp kur I flini qytetareve te nderuar durrsak….

    Përgjigju
  • Tur Cobani Kadastra Durres: 18/02/2020 19:53

    O Rame po pse nuk fut ne pune vullnetare ato k.... qe mban ne administraten e durresit. Ato juristet k... te bashkise ato vis pengilna dhe bq... e kadastres ato kurvat ne portin e durrsit grate e drejtorave te ujsjellsit apo dashnoret e drejtorav te tuj. Futi ne pune te punojne me llaç bq... se vetem tu vjedh leket e njerezve ne durres. Leji tjeret se i ke lin ne rrug pa pune per te fut dashnoret e partise tate te degjenerume.

    Përgjigju
  • Enki: 18/02/2020 17:06

    Mirenjoheje dhe respekt per ju si kryeminister.Faleminderit shume per gjithcka qe arrite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Një javë pa djalin, momenti kur mamaja përqafon 3 vjeçarin, vjehrritë pranuan t'ia dorëzojnë pas 1 jave

FOTO/ Një javë pa djalin, momenti kur mamaja përqafon 3 vjeçarin, vjehrritë pranuan t'ia dorëzojnë pas 1 jave