Mungojnë investimet në plazhin e Vilbashtovës, pushuesit: Ka ndotje dhe rruga është copë-copë!

Plazhi i Vilbashtovës është bërë i njohur vetëm vitet e fundit. Por ende pushuesit në këtë plazh të bregdetit të Kavajës janë shumë të pakët. Më së shumti ai shfrytëzohet nga vendasit. Kjo për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukturën rrugore si dhe në shërbime hoteliere.

“Është plazh i qetë. Nuk ka shumë ndërtesa. Plazh i pastër. Rëra nuk është shumë i pastër se vijnë pisllëqe. Mungon rruga. Të rregullohet edhe grykëderdhja e Shkumbinit” u shpreh një pushues.

“Ne me mundësitë që kemi e shfrytëzojmë. E kemi afër. Kalojmë kohën. Marrim ushqimet me vete. Rëra është shumë e mirë. Krahasim me vendet tjera. Edhe uji i pastër. Hapësirë sa të duash. Mungon investimi”, tha një tjetër.

“Rruga copë-copë. Ajo duhet të bëhet. Deti është mirë”, tregoi një tjetër.

“Ky është plazh shumë i mirë. Është dita e tretë që vijmë, Më pëlqen. Edhe shumë pastër nuk është”, tha një tjetër pushues.

“Unë jam një qytetar i Peqinit. Prej 5 vitesh vijmë këtu. Ujëra të ndotura nuk ka fare. Ujin për shpëlarje e kemi”, tha pushuesi.

Përveç shfrytëzimit të plazhit të virgjër të Vilbashtovës turistët kanë mundësinë të vizitojnë edhe kalanë e Vilbashtovës që është e vendosur mbi një zonë fushore dhe pasqyron gjurmë nga qytetërimi i lashtë. Ajo daton në shekullin e 15 por pavarësisht se ka çfarë të ofrojë për vizitorët, është lënë jashtë vëmendjes së institucioneve për sa i përket investimeve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë me emrin e tij

'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë me emrin e tij